Gorbaçov: Takimi Erdogan-Putin, me dobi edhe për politikën botërore

Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, vlerësoi sot se takimi ndërmjet Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, është në dobi jo vetëm të dy vendeve, por edhe të politikës botërore…

gorbacov-879666Ish-lideri i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, vlerësoi sot se takimi ndërmjet Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, është në dobi jo vetëm të dy vendeve, por edhe të politikës botërore.

Në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Ria Novosti”, Gorbaçov theksoi se Erdogan dhe Putin po veprojnë siç duhet për të marrë përfitime duke ndërtuar dialog dhe bashkëpunim hap pas hapi.

“Unë mendoj se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, bënë shumë mirë që vendosën të takohen. Po ashtu, jam i bindur se ky takim do të prodhojë zhvillime në dobi edhe të Turqisë, edhe tonën, edhe të politikës botërore”, u shpreh ai.

/TRT/

Shekulli Agency