GJukata siriane dënon kushëririn e Bashar al-Asad

Sipas burimeve të sigurisë siriane, kushëriri i presidentit sirian, Assad Suleiman u dënua me 20 vjet burg të premten nga një gjykatë në Latakia.

sh-basharNjë gjykatë sirian ka dënuar kushëririn e presidentit Bashar al-Asad me 20 vjet burg. Ai u dënua për vrasjen e një oficeri të ushtrisë në vitin 2015, pas një incidenti të trafikut.

Nasser al-Sheikh, i cili kishte shoqëruar vëllain e tij në makinë ka thënë se, “Hasan ishte vrarë me gjakftohtësi (nga Suleiman al -Assad)”, sepse ai nuk e le të kalojë atë gjatë një bllokim të trafikut”.

Suleiman al-Assad, i cili u arrestua menjëherë pas incidentit, ishte i njohur për të lëvizur me një armë dhe terrorizuar njerëzit pa u ndëshkuar nga autoritetet e regjimit.

Suejman al-Assad është djali i Hilal al-Assad, një kushëri i kreut të shtetit i cili udhëhoqi forcat e mbrojtjes në Latakia para se të vdiste në mars 2014, në betejën e Kassab kundër opozitarëve sirianë.

 Shekulli Agency

Shekulli Agency