Gazetat ruse jehonë vizitës së Erdoganit, mbështetje për normalizimin e marrëdhënieve

put-erd-7655Mediat ruse takimin mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin e komentuan nëpërmjet titujve kryesor.

Në gazetat e përditshme më të lexuara të Rusisë iu kushtua një vëmendje e madhe vizitës së Erdoğanit në St. Petersburg dhe deklaratave të tij në takimin me Putinin, ku u pasqyruan komente të cilat mbështesin normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gazeta Kommersant, takimin Erdoğan-Putin e vlerësoi si, takimin cili përfundoi krizën dhe i cili eliminoi tensionin në marrëdhëniet bilaterale.

Në këtë gazetë u tha se takimi Erdoğan-Putin ka zgjatur rreth 2 orë dhe kjo tregon se liderët janë të gatshëm për normalizimin e marrëdhënieve, ndërsa pjesëmarrja e Gjeneralit të Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valeri Gerasimov dhe kreut të Shërbimeve Inteligjente MIT, Hakan Fidan në delegacion tregon se janë të gatshëm për pajtim edhe në çështjet më problematike.

Gazeta Vadomosti doli me titullin “Rusia dhe Turqia i harruan ngjarjet”. Në lajm duke u theksuar rëndësia e çështjeve ekonomike në takimin Erdoğan-Putin, u komentua si takimi do të riformojë partneritetin strategjik.

Ndërsa gazeta Izvestiya shkruan se “Moska dhe Ankaraja u pajtuan për interesin e të dy popujve”. Në këtë gazetë raportohej se Putini dhe Erdoğani kanë lënë pas faqen e pikëlluar në historinë e të dy vendeve dhe shtohej më tej se “Përdorimi i gjuhës diplomatike të liderëve kur e tregojnë shkakun e krizës tregon se kriza ka mbetur në të kaluarën. Tema e cila u mbyll nuk do të kthehet më.”

Gazeta Moskovskiy Komsomolets shkruan se në takimin Erdoğan-Putin janë përmbushur pritjet dhe thuhet se “U mbyll faqja e zezë në marrëdhëniet Rusi dhe Turqi. Ankaraja dhe Moska, duke lënë gjithçka pas tyre janë të gatshme të hapin një faqe të bardhë për dialog.”

Komsomolskaya Pravda takimin Erdoğan-Putin e vlerësoi si “një takim historik”. Gazeta shkruan se anëtarët e delegacionit dhe gazetarët të cilët gjendeshin në këtë takim kanë konsideruar se janë dëshmitarë të një ngjarjeje historike, ku u theksua se pas mbledhjes të gjithë janë bindur se janë shkrirë akujt mes Moskës dhe Ankarasë. Në gazetë gjithashtu përmendet edhe detaji se darka është shërbyer në pjatën ku gjendet fotografia e Erdoğan dhe Putin.

Gazeta Rossiyskaya raporton se Putin dhe Erdoğan janë të vendosur që marrëdhëniet ti sjellin në nivelin më të lartë se sa para krizës. Në gazetë gjithashtu u komentua se miqësia mes dy vendeve do të sjell paqe dhe stabilitet në rajon.

Ndërsa gazeta Nezavisimaya e cila njihet me botimet opozitare kundër Putinit bëri lajme mbështetëse për normalizimin e marrëdhënieve ruso-turke. Gjithashtu u mohua pretendimi i shteteve evropiane se aleanca ruso-turke është kundër tyre.

Agjencia e lajmeve TASS shkruan se takimi ka një rëndësi shumë më të madhe strategjike se sa mendohet. Në lajmin e agjencisë ku u tha se liderët përveç çështjeve të cilat dihen kanë biseduar edhe për Sirinë, u komentua se në rast se pajtohet Moska me Ankaranë do të arrihet paqe në Siri.

Shekulli Agency