Gazeta gjermane: Ministrja Kodheli me helikopter në Hamburg, shoping me limuzinë në dyqanet luksoze

kot-6555Gazeta e përditshme gjermane “Hamburg Morning Post” i ka kushtuar sot një shkrim Ministres së Mbrojtjes  së Shqipërisë, Mimi Koledhi. Gazeta shkruan se ministrja Kodheli  po shëtit  në dyqanet e famshme në Hamburg.

Sipas gazetës, Ministrja e Mbrojtjes ka shkuar në Hamburg me helikopter dhe ka shëtitur në dyqane me limuzina.
Kodheli ka shkuar në dyqanet e zonës Alsterhaus, duke kaluar plot dy orë atje, por nuk jep informacion se sa mund të ketë shpenzuar ministrja shqiptare.

“Tri limuzina me drita të ndezura, një Mercedes ­Class dhe një automjet i policisë ushtarake. Vizitë shtetërore? Jo, ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po bën pazar”, shkruan gazeta.

mimi

Shekulli Agency