Ganushi: Hizbullah rol të gabuar në Siri dhe Jemen

”Roli që Hizbullah ka marrë përsipër në Siri është problematik. Është i hapur për kritika. Pasi Hizbullah ashtu sikurse veproi në Jemen ku duke bërë koalicion me lëvizjen Husi dhe përkrahësit e ish Presidentit Ali Abdullah Salih edhe në Siri qendroi përballë revulucionit”

rachid-35224Lideri i Lëvizjes Nahda në Tunizi Rashid Ganushi në një deklaratë për mediat ka thënë se Hizbullah ka marrë përsipër një rol të gabuar në Siri dhe Jemen.

Në një deklaratë për mediat gjatë organizimit të një simpoziumi me temë ”Politikat publike ndaj të rinjve Ganushi tha: ”Roli që Hizbullah ka marrë përsipër në Siri është problematik. Është i hapur për kritika. Pasi Hizbullah ashtu sikurse veproi në Jemen ku duke bërë koalicion me lëvizjen Husi dhe përkrahësit e ish Presidentit Ali Abdullah Salih edhe në Siri qendroi përballë revulucionit”.

Në vijim të fjalës së tij ai tha: ”Nuk mund të japim një vendim të prerë për Hizbullah, por asaj mund ti tregojm të drejtat dhe jo të drejtat. Roli që ka luajtur në Siri dhe Jemen janë një gabim”.

Shekulli Agency