Francë, në sulmin terrorist të paktën 84 të vdekur

Raportet e para flasin se kamioni me ngjyrë të bardhë ka lëvizur në drejtim të masës rreth dy kilometra përgjatë Promenade des Anglais në kohën kur janë mbajtur fishekzjarre

kot-65433Të paktën 84 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë janë vrarë përderisa edhe 20 të tjerë janë plagosur në sulmin terrorist në qytetin Nice të Francës të enjten në mbrëmje.

Raportet e para flasin se kamioni me ngjyrë të bardhë ka lëvizur në drejtim të masës rreth dy kilometra përgjatë Promenade des Anglais në kohën kur janë mbajtur fishekzjarre me rastin e Ditës së Bastisë.

Disa dëshmitarë okularë nga terreni thanë se shoferi, i cili më vonë është vrarë, ka dalë nga kamioni dhe ka hapur zjarr ndaj turmës.

Ndërsa dëshmitarë të tjerë thonë se kanë parë edhe persona tjerë me armë në kamion. Organet e hetuesisë në Francë kanë nisur hetimet për të vërtetuar nëse sulmuesi ka patur edhe bashkëpunëtorë.

“Kjo është tragjedia më e madhe në historinë e qytetit Nice”, deklaroi kryetari i komunës Christian Estrosi.

Mediat franceze sot në mëngjes shkruajnë se në kamion nuk është gjetur sasi e caktuar e bombave, automatikëve apo armëve tjera, siç është thënë në momentin e parë.

Madje thuhet se në mesin e të plagosurve 15 persona janë në gjendje kritike. Mediat lokale raportuan se sulmuesi është banor i qytetit Nice me shtetësi të dyfishtë të Francës dhe Tunizisë, duke u thirrur në burime të sigurisë, të cilët e kanë gjetur kartën e identitetit në kamion.

Kreu i komunës Estrosi tha se të premten flamujt do të ulen në gjysmështizë. Jazz festivali, i cili duhej të fillonte të shtunën dhe koncerti i Rihanna-s i planifikuar për të premten janë anuluar.

Shekulli Agency