Franca, rekord në shitjen e armëve

Vitin e kaluar Franca ka patur të ardhura në vlerë prej 16.9 miliardë eurosh në eksportin e industrisë së armëve

avi-fra-565Vitin e kaluar Franca ka patur të ardhura në vlerë prej 16.9 miliardë euro në eksportin e industrisë së armëve, duke e mbyllur vitin 2015 me një rekord.

Sipas një deklarate të Ministrisë franceze të Mbrojtjes theksohet se pas shitjeve të avionëve luftarakë Rafale vendeve si Egjipti dhe Katari në industrinë e eksportit të armëve ka shënuar një rekord të shitjeve.

Ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian ka njoftuar se kjo është një situatë që “përkon me pavarësinë kombëtare të Francës” dhe se “industria e mbrojtjes franceze e ka bërë sektorin më dinamik të ekonomisë”.

Ndër të tjera Le Drian ka vënë në dukje se industria e mbrojtjes përballon 4 përqind të punësimit të industrisë në Francë dhe ky sektor ofron mundësinë për punësimin e 165 mijë personave.

Shekulli Agency