Forcat turke operacion në një nga bastionet kryesore të PKK-së

Forcat turke të sigurisë ndërmorën operacionin antiterrorist në rajonin Farasin-Beytussebap, që gjendet në kufij të provincave Van, Sirnak dhe Hakkari

avi-tur-7666Së paku 11 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë vrarë gjatë operacioneve antiterroriste në provincën juglindore Sirnak.

Forcat turke të sigurisë ndërmorën operacionin antiterrorist në rajonin Farasin-Beytussebap, që gjendet në kufij të provincave Van, Sirnak dhe Hakkari, ndërsa njihet si një nga bastionet më të fuqishme të organizatës terroriste PKK në Turqi.

Operacioni i cili zgjati nga 26 shtatori në këtë rajon është ndërmarrë me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste dhe ndërprerjen e korridoreve të fshehta të qarkullimit të terroristëve në periferitë malore të rajonit.

Forcat ajrore turke kryen sot në mëngjes sulm mbi një grup terroristësh në një strehimore të zbuluar në malin Incebel, ku si rezultat u vranë së paku pesë terroristë të PKK-së.

Paralelisht me këtë, forcat ajrore turke me fluturake pa pilot kryen edhe një sulm në këtë rajon, ndërsa u vranë së paku gjashtë terroristë.

Organizata separatiste dhe terroriste PKK gjendet në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian, ndërsa bëhet fjalë për grupin i cili tashmë tre dekada zhvillon fushatë të armatosur kundër Turqisë.

Shekulli Agency