Forcat e Armatosura Turke zhvilluan një operacion kundër objektivave të terrorit në rajonin Haftanin që gjendet në Veri të Irakut.
Në deklaratën e bërë nga Shtatmadhoria nënvizohet operacioni është zhvilluar mbrëmë ndërmjet orës 20.30–21.30.
Në deklaratë theksohej se operacioni ishte zhvilluar ndaj një grupi terroristësh prej 60-70 personash, dhe ndër ta kishte edhe të ashtuquajtur liderë të organizatës terroriste separatiste.
Nga ana tjetër, Operacion në Ballbashë të rrethit Batman me ndihmën e avionit pa pilot
Me përcaktimin e bërë me anë të avionit pa pilot në zonën rurale të fshatit Ballbashë (Balbaşı) të rrethit Batman, u zhvillua një operacion kundër organizatës terroriste.
Në 6 strehime të evidentuara gjatë operacioneve, u sekuestruan materiale të shumta që përdoren për bërjen e bombave artizanale si dhe shumë materiale mbijetese të cilat përdoren nga terroristët për tu fshehur në këto strehime.
Pas kësaj, forcat e sigurisë shkatërruan strehimet në fjalë.
Edhe në Nënprefekturën Idil të rrethit Shërnak (Şırnak) filloi operacioni kundër organizatës terroriste PKK.
Këtij operacioni i është vënë emri policit të forcave speciale Ersin Yıldırım që ra dëshmorë në muajin janar si pasojë e sulmit me bombë të terroristëve.
Gjatë operacionit u hoqën barrikadat e ngritura përreth nga terroristët.
Ndërkaq janë duke u bërë kërkime edhe në shtëpitë që janë përcaktuar se përdoren nga terroristë.
Operacione kundër organizatës separatiste janë zhvilluar edhe në Tunceli.
Njësi komandosh, në operacionet e zhvilluara në zonat e thella dhe malore në Luginën Bali, sekuestruan armë të rënda dhe municione si dhe ushqime të grumbulluara për muajt e dimrit.
/TRT/