Forcat ajrore turke kryejnë sulme të reja në veri të Irakut

Në deklaratë thuhet se janë goditur një numër i objektivave, dhe se në vijim janë duke u mbledhur rezultatet e sulmeve

avion-turkForcat ajrore turke kanë kryer një ofensivë të re ajrore në veri të Irakut gjatë së cilës janë goditur pozicionet e organizatës separatiste dhe terroriste të PKK-së në rajonin Hakurk, raporton (AA).

Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë turke deklaroi se operacionet ajrore janë kryer mbrëmë rreth mesnate, në bazë të informacioneve të inteligjencës mbi fortesat dhe aktivitetet e elementeve armiqësore në rajonin e goditur.

Në deklaratë theksohet se janë goditur një numër i objektivave, dhe se në vijim janë duke u mbledhur rezultatet e sulmeve dhe humbjet që u janë shkaktuar terroristëve të PKK-së.

Rripi malor Metin dhe Kandil në veri të Irakut konsiderohet të jetë baza kryesore e organizatës separatiste PKK, e cila është në listat e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian (BE).

Kjo organizatë rinisi fushatën e saj 30-vjeçare të armatosur kundër shtetit turk në korrik 2015. Që atëherë janë vrarë rreth 500 pjesëtarë të forcave të sigurimit të Turqisë.

Forcat turke në dhjetor të vitit të kaluar filluan operacione të gjera anti-terroriste, në të cilat në mbarë Turqinë dhe në veri të Irakut janë vrarë afro 5.000 terroristë të PKK-së.

Shekulli Agency