Erdogan: Vullneti i popullit ka dhënë përgjigjen e duhur

Erdogan tha se mesazhi më i rëndësishëm i zgjedhjeve është ndaj organizatës terroriste dhe strukturave të sotme.

Taip-ErdoganPresidenti Recep Tayyip Erdogan, bëri një deklaratë me shkrim pas rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshmi të 1 nëntorit.

Zgjedhjet e përgjithshme të përsëritura pas atyre të 7 qershorit, përfunduan brenda një maturie demokratike.

“Rezultatet e zgjedhjeve treguan preferencën e popullit tonë dhe se janë të gatshëm ti dalin për Zot stabilitetit dhe atmosferës së sigurisë që kishte hyrë në rrezik pas zgjedhjeve të 7 qershorit” vlerësoi Erdogan.

Sipas rezultateve, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim që udhëhiqte e vetme Turqinë prej 13 vjetësh, mori përsëri autorizimin e popullit për 4 vitet e ardhshme tha presidenti i Turqisë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se rezultatet e zgjedhjeve, përmbajnë mesazhe të rëndësishme me kuptime të ndryshme për palë të ndryshme të vendit.

“Pa dyshim që mesazhi më i rëndësishëm ishte kundër organizatës separatiste dhe terroriste dhe strukturave të ditëve të sotme. Kësaj strukture që pas zgjedhjeve të 7 qershorit u mundua që Turqia të mbetej në hijen e armëve, bombardimeve, dhunës, gjakut, lotëve dhe së fundmi edhe nën hijen e terrorit, duke filluar që nga populli i rajonit, populli ynë i shenjtë i ka dhënë një përgjigje të fuqishme. Populli ynë, me zgjedhjet e 1 nëntorit, ka vënë në shesh një vullnet të fuqishëm për unitetin e vendit. Unë besoj se të gjithë do të tregojnë respekt ndaj këtij vullneti” tha Erdogan.

Në deklaratën e tij, Presidenti Erdogan përgëzoi edhe Kryetarin e Partisë AK që doli në pozitë e vetme, njëkohësisht edhe Kryeministri i Vendit, Ahmet Davutoglu si dhe çdo individ për vullnetin e treguar në kutitë e votimit duke i dalë për Zot të ardhmes së Turqisë dhe objektivave të vitit 2023.

Sot në mëngjes, Presidenti Erdogan ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe vlerësoi lajmet e pasqyruara në median e huaj.

“Vallë media e huaj që interesohet kaq shumë për Turqinë, pse nuk interesohet për vendin e vet? Përse nuk tregojnë respekt për vullnetin e popullit. Ata nuk treguan respekt edhe për vullnetin e popullit që e zgjodhi Erdoganin president me 52% të votave. Atyre u duhet drejtuar kjo pyetje, ky është kuptimi që keni ju për demokracinë? Pse nuk ndjeni respekt për 52 përqindishin?”.

Shekulli Agency