Erdogan viziton të plagosurit nga sulmi terrorist në Stamboll

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka vizituar të plagosurit nga sulmi terrorist në Stamboll dhe personat e plagosur të cilët vazhdojnë mjekimin e tyre në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë në Univesitetin e fondacionit Bezmialem.

Pas ceremonisë së mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Stambollit për punonjësit e policisë të rënë dëshmorë në sulm, presidenti Erdogan, ka kryer një vizitë në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e fondacionit Bezmialem ku pasi ka marrë informacione nga autoritetet ka vizituar të plagosurit.

Gjatë daljes pas vizitës në spital Erdogan është pritur me entuziazëm nga qytetarët të cilët kanë brohoritur me slloganet “Qëndro drejt ky popull është me ty” dhe “Kërkojmë dënimin me vedekje”.

Presidenti Erdogan gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar edhe nga ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Jashtëm Mevlüt Çavusoglu dhe prefekti i Stambollit, Vasip Sahin.

Shekulli Agency