Erdogan vizitë dy ditore në Arabinë Saudite

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të fillojë sot një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

erdogan-46653356Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, do të fillojë sot një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, raporton (AA).

Sipas informacioneve të Presidencës së Turqisë thuhet se vizita e Erdoğan në këtë vend pritet të zgjasë dy dit dhe se gjatë kësaj vizite është planifikuar një takim mes tij dhe Mbretit të Arabisë Saudite, Selman bin Abdülaziz.

Krahas takimit me Mbretin Selman, Erdoğan prite të zhvillojë edhe takime të tjera të larta ku në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe çështje të tjera rajonale.

Presidenti Erdoğan në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitaş dhe ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.

 

Shekulli Agency