Erdogan: Të mbyllen partitë politike që mbështesin terrorin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha se mesazhet kundrejt copëtimit dhe ndarjes së atdheut, nuk mund ti pranojnë.

erdogan-45332Erdogan, ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve gjatë kthimit nga Arabia Saudite ku kishte shkuar me ftesë së Mbretit Selman bin Abdulaziz.

Presidenti turk, ndaloi tek veprimet dhe fjalët e liderëve të partive politike që në kuadër të kushtetutës përbëjnë krim.

Ai tha se në raste të tilla, pra kur shkelet kushtetuta, duhet hequr imuniteti i këtyre personave ndërsa partitë e tyre duhet të mbyllen.

Ai theksoi se heqja e imunitetit të përfaqësuesve të partive politike që mbështesin terrorin do të ndikojë pozitivisht në paqen e vendit.

Presidenti Erdogan vlerësoi edhe punimet e kushtetutës së re dhe nënvizoi se për këtë çështje duhet konsensusi i popullit.

Ndërsa pyetjes së gazetarit në lidhje me zhvillimet në marrëdhëniet Turqi-Izrael, Presidenti Erdogan u shpreh se 2 vendet kanë nevojë për njëra tjetrën.

“Kushtet tona janë të qarta; falja, dëmshpërblimi dhe heqja e embargos. Një tjetër çështje që ne i japim rëndësi janë edhe shkeljet ndaj Mescid-i Aksa. Ne duhet të pranojmë se kemi nevojë për Izraelin, kjo është një e vërtetë e rajonit. Në kuadër të sinqeritetit reciprok, nëse arrijmë të hedhim hapat e duhura, vjen edhe normalizimi i marrëdhënieve. Ne jemi të detyruar të kujdesemi për vëllezërit tanë palestinezë”.

Shekulli Agency