Erdogan reagon rreth pretendimeve për armëpushim të Azerbajxhanit

“Për informatën në lidhje me armëpushim të cilën e mora para pak kohe, tha se në rast se Armenia shpall armëpushimin, edhe Azerbajxhani është i përgatitur për armëpushim. Kështu është e vërteta e kësaj ngjarjeje”

erdogan-65777Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas takimeve të tij në SHBA është kthyer në Turqi.

Erdoğan, në deklaratën e tij të cilën e bëri në Aeroportin “Ataturk”, ka rikujtuar se në Institutin Brooking ka patur një konferencë me temë “Sprovat Globale dhe Objektivat e Turqisë 2023”. Ai më tej u shpreh se: “Atë që përjetova para kësaj konference ishte mjaft domethënëse. Nuk i tregojmë, nuk i flasim disa sende për kot në vendin tim. U mahnita që e pashë personalisht këtë para Institutit Bookings, e përjetova me një dëshmi, evidencë të tillë. Atë që pashë atje ishte kjo, përfaqësuesit e organizatës terroriste PKK-së dhe përfaqësuesit e YPG-së i pashë krah për krahë me ASALA dhe me përfaqësuesit e Strukturës së Shtetit Paralel të cilët jetojnë në Amerikë. Kjo ishte një dëshmi, një evidencë. Prandaj i bëj thirrje vëllezërve të mi të pastër të cilët kanë dashuri ndaj kësaj Strukture të Shtetit Paralel, të jenë të vetëdijshëm se me kë janë së bashkuar”, raporton Anadolu Agency (AA).

– “Ngjarjen të cilën e përjetova në Maryland ishte shumë domethënëse”-

Presidenti Erdoğan duke treguar se ngjarjen të cilën e ka përjetuar në Maryland ishte shumë domethënëse, tha se: “Një gazetare e Azerbajxhanit mu afrua dhe më pyeti se ‘Çfarë mendoj unë’ në lidhje me vdekjen e 12 vëllezërve azerbajxhanas të cilët humbën jetën si pasojë e përleshjeve të djeshme në kufirin Armeni-Azerbajxhan dhe ishte e pa mundur të mos emocionohesh kur e pash se rrjedhin lotë nga sytë e saj kur isha duke iu përgjigjur pyetjes. Edhe ajo është gazetare, edhe tonët janë gazetarë. I përjashtoj gazetarët të cilët janë këtu, por gazetaria nuk është sharje në presidentin e këtij shteti, sharje në familje e presidentit të këtij shteti. Ngjarja e cila e pash atje ishte një ngjarje mësimdhënëse”.

– Pretendimet për armëpushim nga ana e Azerbajxhanit-

“Unë kur e dëgjova lajmin menjëherë i bëra një telefonatë vëllait tim Ilham Aliyev, edhe ai shkon në aeroport, prej atje do të kalojë në Azerbajxhan. I dërguam ngushëllimet tona dhe në atë kohë përleshjet ishin duke vazhduar. Por për informatën në lidhje me armëpushim të cilën e mora para pak kohe, tha se në rast se Armenia shpall armëpushimin, edhe Azerbajxhani është i përgatitur për armëpushim. Kështu është e vërteta e kësaj ngjarjeje”, tha presidenti Erdoğan në lidhje me pretendimet për armëpushim të Azerbajxhanit.

Shekulli Agency