Erdogan-Putin bisedë telefonikë, diskutohet për situatën në Siri

Sipas informacioneve të marra nga Presidenca e Turqisë, thuhet se Presidenti Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Rusisë, gjatë orëve të mbrëmjes

put-erd-866555Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ku theksohet se krahas marrëdhënieve dypalëshe është biseduar edhe për situatën në Siri.

Sipas informacioneve të marra nga Presidenca e Turqisë, thuhet se Presidenti Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Rusisë, gjatë orëve të mbrëmjes. 

Në këtë bisedë janë diskutuar tema si, marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendja në Siri. Erdoğan dhe Putin thuhet se kanë diskutuar detaje edhe mbi vizitën e Putin në Stamboll gjatë Kongresit Botëror të Energjisë, si dhe takimin e dy liderëve në këtë qytet.

Pjesë e bisedës së dy liderëve thuhet se ka qenë edhe Centrali Bërthamor Akkuyu, si dhe “Rrjedha Turke”. Dy homologët në këtë takim kanë theksuar rëndësinë dhe vendosmërinë e zhvillimit të marrëdhënieve mes dy shteteve në fusha të ndryshme. Dy liderët gjithashtu kanë theksuar se do të intensifikojnë përpjekjet për ndalimin e konfliktit të armatosur, si dhe dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet problematike.

Shekulli Agency