Erdogan: Portat tona do të jenë gjithmonë të hapura

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka propozuar ndërtimin e një qyteti në një zonë të afërt me Turqinë në veri të Sirisë…

erdoganPresidenti Erdogan, në ceremoninë e çmimeve “Yeşilay Zümrüdüanka” që u zhvillua në Stamboll, tha: “Le të ndërtojmë në veri të Sirisë me arkitekturën lokale një qytet në një zonë të afërt me Turqinë”.

Presidenti Erdogan u shpreh se gjatë vizitës së Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk në Ankara, atij ju shpjegua se në kundërshtim me perëndimorët, Turqia nuk do të mbyllë asnjëherë portat për sirianët dhe duhet që të gjithë sëbashku të punojnë mbi një formulë për të lehtësua barrën për Turqinë.

Erdogan propozoi që të ndërtohet një qytet në veri të Sirisë në një sipërfaqe afërsisht 4 mijë e 500 km katrorë. Këtu mund të qëndrojë ata që duan të largohen nga Siria edhe ata që ndodhen në Turqi, theksoi presidenti turk.

Presidenti Erdogan u shpreh se deri më sot ky propozim është pranuar në dy bisedime, madje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Baraxk Obama iu dhanë edhe koordinatat në lidhje me qytetin e propozuar, por kur vjen puna për zbatim, ndërkombëtarët qëndrojnë të heshtur.

Erdogan tërhoqi vëmendjen se ndër vendet që bëjnë më shumë ndihma humanitare, Turqia radhitet e treta në botë.

Ai nënvizoi se ndihmat e bëra ndaj emigrantëve që vijnë nga Siria në 5 vitet e fundit kanë kapur vlerën e 10 miliardë dollarëve dhe brenda kësaj vlere nuk janë përfshirë ndihmat që kanë bërë institutet e shoqërisë civile dhe ndihmat e bashkive.

“Në lidhje me ndihmat ndaj refugjatëve ne ato nuk i shikojmë vetëm nga aspekti ekonomik, ngjarja ka një kuptim tjetër, një kuptim civilizimi, pra ndihmat janë vlera jonë si njeri. Dora që jep është më e mirë se dora që merr (hadith: “Dora e sipërme (e cila jep sadaka) është më e mirë se dora e poshtme (e cila merr sadakanë). Çfarë na tha ne perëndimi? Do tju japim 3 miliardë euro. Kjo fjalë është dhënë 4 muaj më parë dhe akoma nuk e kanë mbajtur fjalën” tha Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

/TRT/

Shekulli Agency