Erdogan paralajmëron për hyrjen e milicisë shiite në Tal Afar të Irakut

Ankaraja ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për rrezikun e konfliktit sektar në qoftë se militantët shiitë lejohen të hyjnë në Mosulin me shumicë sunite

taip-67665Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur të shtunën shqetësimin e tij për përparimin e milicëve shiit në drejtim të qytetit irakian Tal Afar i cili gjendet në provincën e Mosulit.

Gjatë pritjes së organizuar me rastin e Ditës së Republikës, Erdoğan paralajmëroi të gjitha palët e përfshira për mundësinë e futjes së milicisë Hashd al-Shaabi në qytetin Tal Afar.

“Tal Afar është shumë i ndjeshëm për ne. Në Tal Afar dhe Sinjar (përfshirjen e milicisë shiite) nuk e konsiderojmë nga aspekti pozitiv. Të njëjtën gjë ua kam thënë edhe zyrtarëve tjerë në mënyrë të prerë”, tha Erdogan për të shtuar se Tal Afar është qytet me popullsi të pastër turkmene me përkatësi fetare shiite dhe sunite.

“Nuk gjykojmë për njerëzit në bazë të përkatësisë fetare, për ne ata janë të gjithë muslimanë. Mirëpo, nëse Hashd al-Shaabi terrorizon rajonin, atëherë përgjigja jonë do të jetë ndryshe”, është shpreur presidenti i Turqisë.

Ankaraja ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për rrezikun e konfliktit sektar në qoftë se militantët shiitë lejohen të hyjnë në Mosulin me shumicë sunite.

Në pjesë të Irakut të cilat u çliruan nga DEASH-i si Falluxha dhe Ramadi, ka pasur akuza për keqtrajtim të civilëve suni nga luftëtarët shiitë.

Të mërkurën, ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, theksoi se Turqia do të “marrë të gjitha masat parandaluese të lejuara me ligjin ndërkombëtar”, nëse Hashd al-shaabi kërcënon sigurinë e Turqisë në Tal Afar.

Shekulli Agency