Erdogan: Nuk sjell asnjë dobi pengimi i punimeve në parlament

Erdogan tha se janë duke e vazhduar luftën kundër Organizatës Terroriste FETO që qëndron pas tradhtisë së 15 korrikut duke filluar nga burokracia deri te bota e biznesit dhe arena ndërkombëtare

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka thënë se “Nuk sjell asnjë dobi pengimi i punimeve në parlament dhe zgjatjen e periudhës së punimeve. Çfarëdo që të bëni, mbase jo brenda 15 ditëve, por për një muaj unë besoj se kjo do të miratohet dhe do të prezantohet para popullit. Nëse keni respekt ndaj popullit, nëse i besoni vullnetit të lirë të popullit dhe parimit të Mustafa Kemalit se ‘Sovraniteti i takon pa kusht popullit”, atëherë sa më parë lejoni që të mbarojnë bisedimet dhe të prezantohet para popullit, e çfarëdo që të vendosë populli, ne të gjithë së bashku ta pranojmë atë”.

Presidenti Erdoğan është takuar në Rezidencën Presidenciale në Mbledhjen e 34-të të Kryetarëve të Lagjeve në të cilën është takuar me kryetarë lagjesh nga qytetet Afyonkarahisar, Aksaray, Amasya, Antalya, Aydın, Denizli, Kocaeli, Kütahya, Muğla, Nevşehir, Rize, Sakarya, Sinop dhe Toka.

Erdoğan tha se janë duke e vazhduar luftën kundër Organizatës Terroriste FETO që qëndron pas tradhtisë së 15 korrikut duke filluar nga burokracia deri te bota e biznesit dhe arena ndërkombëtare.

Ai më tej theksoi se janë të vendosur në asgjësimin e organizatës DEASH e cila, sipas tij, derdh gjakun e muslimanëve dhe u ka shkaktuar muslimanëve dëmin më të madh në botë.

“Zhvillimet të rrjedhin me letra të hapura”

Presidenti Erdoğan u shpreh se ka filluar të dalë në pah se të gjitha këto organizata janë krah i oktapodit të njëjtë.

“Ata që deri dje derdhnin gjak nën çatinë e DEASH-it, shohim që sot dalin përballë nesh me identitetin e PYD/YPG-së. Nëse flasim për FETO-n, ajo është shndërruar një organizatë pa personalitet, të ndotur dhe të shitur që vepron nën urdhrat e të gjithë atyre që janë armiq të shtetit dhe popullit tonë. Falënderoj Zotin që këto organizata po zbulojnë fytyrën e vërtetë pas çdo hapi që hedhin”, tha Erdoğan, duke theksuar se shpreson që tani e tutje zhvillimet të rrjedhin me letra të hapura.

Ndërkaq, duke folur për degën e organizatës terroriste PKK në Siri, PYD, presidenti Erdoğan tha se “Askush më nuk mundet të thtotë se këta nuk kanë lidhje me PKK-në, sepse kjo lidhje u publikua nga vetë NATO-ja. Po ashtu, askush nuk mund të thtotë se ‘Piroritet dhe qëllim i yni është lufta kundër DEASH-it’, sepse qëndrimi ndaj operacionit të Turqisë në El Bab tregoi se një shqetësim i tillë nuk ekziston”.

Sipas Erdoğan, në të njëjtën mënyrë askush nuk mundet më ta mbrojë FETO-n dhe t’i paraqesë pjesëtarët e kësaj organizate si përfaqësues të pafajshëm të organizatave civile.

“Mendoj se ata që kishin qëndrim hezitues ndaj rolit të kësaj organizate në tentativën për grusht shteti në Turqi, janë bindur tanimë pas atentatit ndaj ambasadorit të Federatës së Rusisë”, vazhdoi Erdoğan.

“Kemi vetëm një shtet”

“Për këtë arsye, në çdo rast themi ‘një popull, një flamur, një atdhe, një shtet. Kjo është ‘rabia’ (katërshja) jonë. Pse themi një popull? Sepse nuk do të mund të na ndajnë”, nënvizoi më tej Erdoğan, për të shtuar se 80 milionë banorët e Turqisë janë një popull, përfshirë turqit, kurdët, lazët, çerkezët, gjeorgjianët, shqiptarët dhe boshnjakët.

“Foltorja nuk është vendosur aty për t’u shkatërruar”

Erdoğan, duke folur në lidhje me punimet për ndryshimet kushtetuese në Seancën Plenare të Parlamentit, vlerësoi: “Po shihni se çfarë po ndodh gjatë punimeve për ndryshimet kushtetuese? Nëse sovraniteti pa kushte i takon popullit, atëherë dihet mënyra se si funksionon kuvendi. Atë që duhet thënë, thuhet në foltore, dhe më pas ulesh në vendin e duhur. Foltorja nuk është vendosur aty për t’u shkatërruar, por ata që kanë diçka për të folur”.

Sipas Erdoğan, pengimi i punimeve në parlament nuk sjellë asnjë dobi.

“Nuk sjell asnjë dobi pengimi i punimeve në parlament dhe zgjatjen e periudhës së punimeve. Çfarëdo që të bëni, mbase jo brenda 15 ditëve, por për një muaj unë besoj se kjo do të miratohet dhe do të prezantohet para popullit. Nëse keni respekt ndaj popullit, nëse i besoni vullnetit të lirë të popullit dhe parimit të Mustafa Kemalit se ‘Sovraniteti i takon pa kusht popullit”, atëherë sa më parë lejoni që të mbarojnë bisedimet dhe të prezantohet para popullit, e çfarëdo që të vendosë populli, ne të gjithë së bashku ta pranojmë atë”, nënvizoi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan.

Shekulli Agency