Erdogan në një bisedë telefonike me Putinin diskutuan detajet e vizitës së Asadit në Moskë

Gjatë bisedës edhe Erdoğan edhe Putin kanë shprehur shqetësimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri

erdogan-putinDitën e sotme mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin ka patur një bisedë telefonike.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë theksohet se Putin ka informuar presidentin Erdoğan në lidhje me vizitën që presidenti sirian, Bashar al-Assad kreu ditën e djeshme në Moskë. Gjatë bisedës edhe Erdoğan edhe Putin kanë shprehur shqetësimet në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri. Ndër të tjera janë shprehur edhe shqetësimet në lidhje me sulmet në Halep dhe përreth tij të cilat mund të sjellin edhe një valë të re të refugjatëve.

Presidenti Erdoğan ka tërhequr vëmendjen për lidhjet e PYD dhe të YPG me PKK dhe ka theksuar se Turqia i jep rëndësi luftës me të gjithë organizatat terroriste, duke përfshirë edhe DAESH-in.

Dy liderët gjithashtu kanë rënë dakord që të diskutojnë në mënyrë të detajuar të gjitha çështjet kur të takohen muajin e ardhshëm në samitin e G-20./AA/

Shekulli Agency