Erdogan: Jemi të vendosur ta pastrojmë Munbixhin nga PYD-ja

Taip-ErdoganPresidenti Recep Tayyip Erdoğan në rezidencën presidenciale në “takimin e 29-të të drejtuesve lokalë” ka mbajtur një fjalim duke iu drejtuar drejtuesve lokalë të ardhur nga qytetet Adana, Ardahan, Balıkesir, Bilecik, Çorum, Erzurum, Kars, Kırklareli, Mersin, Rize, Siirt, Sinop, Tekirdağ dhe Tokat.

Në fjalën e tij presidenti Erdoğan tha se “Kam vërejtur se sot disa gazeta thonë se ‘Erdoğan tha Misakımilli (betimi kombëtar), ka ngatërruar situatën‘. Këtë nuk e them unë por këtë e ka shënuar historia kështu. A do ta harrojmë ne një të vërtetë që ka hyrë si e tillë në histori. A nuk do të mund të flasim ne këtë?. Ne nuk synojmë territorin e asnjë vendi tjetër. Përkundrazi ne jemi kundër atyre që kanë synim territoret e këtyre vendeve dhe të cilët me ndarjet etnike dhe sektare tek vëllezërit tanë që jetojnë në këto vende kërkojnë ti tërheqin në konflikte të reja”.

“Jemi të vendosur të pastrojmë Munbixhin nga PYD-ja”

“Jemi të vendosur të pastrojmë sa më parë Munbixhin nga PYD-ja”, tha Erdoğan duke vazhduar më tej se “Turqia patjetër që do të jetë brenda çdo zhvillimi në Irak dhe Siri. Nëse do të jetë e nevojshme ne jemi të vendosur që edhe me fuqinë diplomatike dhe ushtarake të jemi pranë vëllezërve tanë atje që luftojnë kundër organizatave terroriste”.

“Ne nuk do të hezitojmë për t’u hequr thonjtë atyre që na tregojnë putrën”

“Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje, paragjykim, kompleks kundër asnjërit. Ne i zgjasim dorën të gjithë atyre që na zgjasin dorën e miqësisë. Ja vendet dhe popujt mike në Ballkan, Azinë e Mesme. Azinë jugore, Afrikë. Bashkë me këtë ne nuk do të hezitojmë për t’u hequr thonjtë atyre që na tregojnë putrën”, tha Erdoğan.

“Ne nuk kemi asnjë problem me Halep-in, por ne kemi kundërshtime”

Duke vënë në dukje se aktualisht nga Dabik-u po përparohet drej rajonit El Bab Erdoğan tha se “gjithashtu po kryhet edhe një luftë e nevojshme kundër organizatës terroriste PYD-YPG kudo që ajo na del përballë”.

“Ndërsa tani nga Dabik-u po përparohet drej rajonit El Bab. Ne nuk kemi asnjë problem me Halep-in, por ne kemi kundërshtime, gjë të cilën këtë ia shprehim edhe bashkëbiseduesve tanë. Këtë unë e kam diskutuar edhe me presidentin Putin ku i kam thënë ti mundësojmë paqen popullit të Halepit. Të ofrojmë luftën kundër grupeve terroriste në Halep, dhe Halepi të jetë vetëm i popullatës së Halepit. Këtë duhet ta deklarojmë se nuk është e drejtë të bëhen llogari mbi Halepin. Sepse ne me Halepin kemi lidhjet tona historike, kulturore dhe farefisnore. Nëse në Halep do të ndërmerret një pushtim i tillë, këta njerëz kanë vetëm një vend ku mund të shkojnë, Gaziantep dhe Kilis”, tha presidenti i Turqisë, Erdoğan.

Shekulli Agency