Erdogan i përgjigjet akuzave të Putinit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj ashpër pretendimeve të Presidentit rus, Vladimir Putin.

taip-edoganPresidenti Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj ashpër pretendimeve të Presidentit rus, Vladimir Putin në lidhje me marrjen e naftës prej organizatës terroriste DAESH nga ana e Turqisë.

Presidenti Erdogan ka thënë që në qoftë se vërtetohen këto pretendime ai nuk do të qëndroj më në këtë detyrë ndërsa Putinit iu drejtua me pyetjen: “A do të qëndrosh edhe ti në atë post?”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të ndodhur në Paris në kuadër të punimeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimaterike (COP21).

Duke e bërë të ditur se vendet me të cilat Turqia bën tregti të naftës janë të njohura, Presidenti Erdogan tha: “Janë të njohura të gjitha burimet prej ku ne blejmë naftë dhe gaz natyror në mënyrë të ligjshme. Ne nuk jemi të pandershëm që të bëjmë tregti të tilla me organizata terroriste. Të gjithë duhen ta dinë këtë”.

Ndërkaq në lidhje me deklaratat e bëra nga ana e Rusisë pas rrëzimit të avionit që shkeli hapësirën ajrore turke në kufi me Sirinë, Presidenti Erdogan foli kështu: “Duhet të tregojmë pak durim. Nuk duhet të veprojmë me emocione. Le ti shohim të gjitha dhe të presim të thuhen të gjitha këto, pastaj edhe ne do ti themi ato çfarë kemi për të thënë”.

Ndërsa për hapjen e kanaleve të dialogut me Rusinë, Erdogan tha: “Mes shteteve dhe popujve nuk mund të ketë gjëra të tilla që zgjasin kaq shumë dhe që sjellin deri tek ndërprerja e marrëdhënieve mes tyre. Nëse ka ndonjë fije e vetme për ti mbajtur këto lidhje atëherë atë duhet ta ruajmë. Aktualisht ne përpiqemi për të mbajtur këtë lidhje. Natyrisht se nuk di se si do të vazhdoj Rusia këtë. Ne do të marrim vendim sipas zhvillimeve përfundimtare”.

Shekulli Agency