Erdogan: Fuqia e vetme që do ta shpëtojë Turqinë është vetë populli

Presidenti i Turqisë, Erdoğan, mbajti fjalim në ceremoninë e emërimeve të veteranëve dhe të afërmëve të dëshmorëve të mbajtur në qendrën kulturore dhe të kongreseve Beştepe në Ankara

tai-e-766Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e emërimeve të veteranëve dhe të afërmëve të dëshmorëve të mbajtur në qendrën kulturore dhe të kongreseve Beştepe në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me emërimet e veteranëve dhe të afërmëve të dëshmorëve presidenti Erdoğan tha “Sot po realizojmë emërimet e 2 mijë e 28 personave, ku 419 prej këtyre janë veteranë apo të afërm të veteranëve të 15 korrikut dhe 67 të afërm të dëshmorëve të 15 korrikut. Ndërsa emërimet e tjera janë nga të afërmit e dëshmorëve të luftës kundër terrorizmit, janë ata që janë pranuar si viktima, me të drejtat e invalidëve dhe nga detyrat. Bashkë me emërimet e ditës së sotme numri i emërimeve që kemi bërë vetëm në 12 vitet e fundit në kuadër të ligjit për luftën kundër terrorizmit kanë arritur në 17 mijë e 74 persona”.

“Populli është pronari i shtetit”

Pasi ka vënë në dukje se 15 korriku ka dhënë mesazhe të ndryshme Erdoğan u shpreh: “Sipas meje një prej mesazheve më të rëndësishëm të 15 korrikut është se ne kemi qenë një vend që prej 200 vitesh kemi parashtruar gjithmonë pyetjet ‘kush është pronari i shtetit‘ dhe se ‘si mund të shpëtojë Turqia‘. Më 15 korrik ne kemi gjetur një përgjigje definitive. Kjo është shumë e rëndësishsme. Pronari i shetit është populli. Ndërsa forca e vetme që do ta shpëtojë Turqinë është vetë populli”.

“Që nga viti 2010 kur unë kam filluar të mbaj një qëndrim të hapur kundër kësaj strukture (FETO) dhe kryesisht kur kam filluar të mbaj një qëndrim të qartë ndaj tentativës për puç në gjyqësor dhe polici më 17-25 dhjetor unë përveç popullit nuk kam gjetur askënd pranë meje”, tha Erdoğan.

“15 korrikun e cilësojmë si një përpjekje të pushtimit”

Duke përdorur shprehjen se “15 korrikun e cilësojmë si një përpjekje të pushtimit” presidenti Erdoğan tha se “Populli turk në Çanakkala dhe në Luftën e Pavarësisë e ka treguar se si ka luftuar dhe si mund të luftojë kundër atyre që kanë qëllim të pushtojnë atdheun, të mundësojnë heshtjen e ezanit, të ulin flamurin dhe të rrënojnë shtetin”.

Ndërsa në lidhje me luftën kundër FETO-s, Erdoğan theksoi se “Shumë persona nga shokët e mi të politikës, nga partitë opozitare, nga bota e biznesit, nga shoqëritë civile dhe nga çdo rreth më shprehnin se unë po i bëja padrejtësi duke i shkuar shumë përsipër këtyre. Por, në këtë luftë vetëm populli im më ka mbështetur pa kushte”.

“Do të përparojmë drej El Bab-it”

“Do të vazhdojmë të përparojmë sepse El Bab për ta është një qendër e rëndësishme. Ata do ta braktisin edhe El Bab-in, lufta ashtu do të vazhdojë. Dhe më pas do të drejtohemi drejt Munbixh-it dhe Rakkas. Mbrëmë kemi patur një bisedë të gjatë me të nderuarin Obama dhe në këtë bisedë kemi ndarë këto hapa që do të bëjmë së bashku. Dëshiroj të them se ne nuk kemi nevojë për organizatat terroriste PYD-YPG. Në Rakka PYD-PKK këto janë të njëjtë, edhe YPG po ashtu. Ne u kemi thënë ‘ejani bashkë me ju ta marrim Rakka-n nga DEASH-i. Ne këtë mund ta zgjidhim me ju‘. Ne e kemi këtë fuqi. Çfarë janë këta, një organizatë e thjeshtë terroriste. Këta janë të gjithë njëlloj”, tha Erdoğan.

Lidhur me luftën kundër organizatave terroriste, duke potencuar se nuk mund të lejojnë që në Sinxhar (Sinjar) të formohet një Kandil i ri, Erdoğan tha: “Këta janë të gjithë njëlloj. Në Siri dhe Irak, aktualisht në Kerkuk, Mosul, Telafer, Sinxhar do ta vazhdojmë sërish luftën tonë. Pse? Sepse Sinxhari po bëhet një Kandil i ri. Për këtë arsye ne nuk mund të tolerojmë që kjo të ndodh në Sixhar, sepse atje është e pranishme PKK-ja”.

Shekulli Agency