Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të legjendës së boksit

Erdogan gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe në faljen e namazit të xhenazesë e cila do të falet ditën e enjte nga İmam Zaid Shakir

mua-ali-655Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë në ceremoninë mortore në SHBA të boksierit legjendarë, Muhammed Ali raporton AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës mësohet se në mesnatën e së mërkurës Erdoğan do të niset për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Muhammed Ali i cili ka një vend të jashtëzakonshëm edhe në sytë e muslimanëve.

Presidenti Erdoğan gjithashtu do të jetë i pranishëm edhe në faljen e namazit të xhenazesë e cila do të falet ditën e enjte nga İmam Zaid Shakir, një prej liderëve të komunitetit musliman në SHBA.

Ndër të tjera theksohet se Erdoğan do të marrë pjesë edhe në ceremoninë përcjellëse dhe përkujtimore e cila pritet të mbahet ditën e premte për Muhammed Ali me një pjesëmarrje shumë të gjerë.

Shekulli Agency