Erdogan: Destabiliteti ndikon negativisht të gjitha vendet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shkuar në vendin vëlla dhe mik, Turkmeni.

erdogan-34885746-fgskPresidenti Erdogan ka shkuar në Ashkabat për të zhvilluar takime të ndryshme dhe mori pjesë në Konferencën që zhvillohet me rastin e 20 vjetorit të neutralitetit të Turkmenisë.

Sëbashku me liderët që marrin pjesë në konferencë ai vendosi një kurorë me lule në Përmendoren e Neutralitetit.

Pas ceremonisë, liderët që shkuan në ndërtesën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ku u zhvillua konferenca, u pritën nga presidenti i Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov.

Presidenti Erdogan dhe Berdimuhamedov pasi dolën përpara kamerave kaluan në seancën e konferencës. Presidenti turk në fjalimin që mbajti këtu, nënvizoi rëndësinë e unitetit ndërkombëtar kundër luftës së terrorit.

Destibalitetet ndikojnë në zgjidhjet ndërkombëtare, tha Erdogan dhe shtoi: “Sprovat që do të na dalin përpara në periudhën në vijim, do ti tejkalojmë sëbashku. Bota është duke kaluar nga një periudhë e vështirë dhe destabiliteti ndikon negativisht të gjitha vendet. Ne dëshirojmë që të gjitha problemet të zgjidhen në kuadrin ndërkombëtar.

Shekulli Agency