Erdogan: Askush nuk do të ketë fuqinë e mjaftueshme të ndajë këtë komb

erdogan-4633Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbajtur një fjalim në Kongresin e Madh te Punonjësve Gra të Sindikatës (Türk Metal) i cili u mbajt në hotelin Büyük Anadolu raporton (AA)

Në fjalën e tij presidenti Erdogan ka pohuar se: “Gratë nuk presin mirësi, por drejtësi. Gratë nuk presin kufizime për kërkojnë një garë të drejtë. Gjithashtu ato kërkojnë respekt dhe jo të shfrytëzohen. Askush nuk mund të mbyllë veshët apo të kthejë shpinën ndaj këtyre kërkesave të grave. Ne deri më sot gjithmonë kemi qëndruar në anën e tyre në kërkimin e të drejtave të tyre dhe gjithashtu kemi kundërshtuar shfrytëzimin e tyre për shkak të gjinisë”.

 “Ato që meritojnë respektin më të madh janë nënat, bashkëshortet, fëmijët e dëshmorëve tanë”-

Presidenti Erdogan u shpreh se: “Ato që meritojnë respektin më të madh, përshëndetjen dhe përkujtimin më të sinqertë të merituar janë nënat, bashkëshortet, fëmijët e dëshmorëve tanë. Përkujtoj me respekt, me mëshirë dhe mirënjohje të gjithë këto guximtarë të cilët për mbijetesën e kombit dhe të vendit duke lënë mbrapa të dashurit e tyre pa iu dridhur qerpiku kanë vajtur drejt një lufte dhe si rezultat kanë sakrifikuar jetët e tyre”.

 “Ekzistojmë për katër gjëra”-

Duke theksuar se askush nuk do të ketë fuqinë e mjaftueshme të ndajë kombin presidenti Erdogan ka shtuar se: “Ne ekzistojmë për katër gjëra. Një komb, një flamur, një atdhe, një shtet. Askush nuk do të ketë fuqinë e mjaftueshme të ndajë këtë komb. Ato që përpiqen të ngrenë një flamur tjetër të barasvlershëm me flamurin tonë nuk do të gjejnë hapësirë në këtë vend. Gjithashtu nuk do të gjejnë vend as ato që dëshirojnë të përçajnë trojet e atdheut. Kurrë nuk do të lejohet një shtet brenda shtetit”.

Shekulli Agency