Erdoan kritikon shoqërinë ndërkombëtare për qëndrim ndaj terrorit

“Në qoftë se nuk demonstroni një qëndrim parimor përballë terrorit, herët ose vonë ai (terrori) vjen dhe ju helmon edhe juve”, tha Erdoan.

taip-erdogan-111-654Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka reaguar ndaj shoqërisë ndërkombëtare, e cila nuk mban një qëndrim të qartë ndaj terrorit.

Presidenti Erdoan nuk e përmendi emrin e ndihmëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SBA), Joe Biden, por reagoi ndaj mos-mbajtjes nga ana e tij e një qëndrimi të qartë kundër organizatës terroriste.

“Në qoftë se nuk demonstroni një qëndrim parimor përballë terrorit, herët ose vonë ai (terrori) vjen dhe ju helmon edhe juve”, tha Erdoan.

-“Meqenëse për PKK-në thua që është organizatë terroriste, atëherë shprehe hapur qëndrimin. Ne na hidhëron me të vërtetë qëndrimi i disave, që nuk e vlerësojnë përpjekjen që Turqia është duke bërë me sensibilitet në lidhje me çështjen e terrorit, qëndrim në cilësinë e heshtjes përballë akteve të organizatës terroriste, akte që nuk përputhen me asnjë kriter moral dhe njerëzor, madje një qëndrim në cilësinë e përkrahjes së këtyre akteve”, u shpreh Presidenti Erdoan duke shtuar se nuk do ta japë emrin e personit që e kritikoi për çështjen e terrorit.

Kreu i shtetit turk tha se Turqia luftën kundër terrorit do të vazhdojë me vendosmëri. –“Në qoftë se duhet të paguajmë një çmim për këtë, ne jemi gati të paguajmë”, shtoi ai.

-“Ata që e lënë vetëm Turqinë në përpjekjen e saj me terrorin, nesër do të përballen vetë me të njëjtin problem. Kjo çështje për shtetin dhe popullin tonë është një çështje që ka të bëjë me vazhdimësinë e ekzistencës tonë”, – cilësoi Erdoan.

Erdoan reagoi edhe ndaj hedhjes së granatës së dorës nga organizata terroriste në oborrin e një shkolle fillore në Diyarbakir, në ditën e shpërndarjes së dëftesave, dhe kritikoi përsëri akademikët që kanë firmosur një komunikatë.

Presidenti Erdoan shtoi se populli nuk do t’u krijojë kurrë shanse aktorëve të terrorit akademik.

/TRT/

Shekulli Agency