Erdoan: 15 korriku paraqet gjeneratën e re të veprimit terrorist

tayyip-87888Përpjekja e 15 korrikut për grusht shteti paraqet “gjeneratën e re të veprimit terrorist”, deklaroi të hënën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoan.

“Shohim se si terrorizmi ka ndryshuar formën”, tha Erdoğan gjatë një fjalimi në konferencën ndërkombëtare për Shkencë dhe Teknologji që po mbahet në Ankara.

Presidenti tha se puçi i dështuar që paraqiste përpjekje të një grupi terroristësh të maskuar me uniforma ushtarake ishte kulmi i sulmeve të kryera gjatë viteve të kaluara nga ana e organizatës terroriste FETO, për të cilët tha se kanë qenë të infiltruar në institucione të ndryshme të shtetit.

Ai ripërsëriti qëndrimin e tij se organizata terroriste FETO paraqet kërcënim për sigurinë e të gjitha shteteve ku është e pranishme në cilësi të ndryshme, ndërkohë që paralajmëroi botën për rrezikun nga sulme të ngjashme të terrorit.

Turqia në mënyrë të vazhdueshme kërkon nga SHBA-të të ekstradojnë kreun e Organizatës terroriste FETO, që drejtohet nga Fetullah Gylen Gylenin i cili që nga viti 1999 jeton në ekzil të vetëshpallur në Pennsylvani. Erdoan tha se shteti i ka dërguar SHBA-ve 85 kuti me materiale që kanë të bëjnë me aktivitetin e Gylenit, ashtu siç ka qenë kërkesa amerikane.

Duke folur për shkencën dhe teknologjinë, Erdoan tha se në 14 vitet e kaluara shteti ka shtuar investimet në këto fusha.

“Shkenca dhe teknologjia janë në mesin e prioriteteve tona”, tha ai për të shtuar se synimi i vendit është që deri në vitin 2023 kur shënohet 100 vjetori i Republikës të kenë të përfunduara synimet për shumë projekte financiare, politike dhe shoqërore.

“Krijimi i të paktën dhjetë brendeve globale dhe arritja e 500 miliardë dollarë vlerë të eksporteve është në mesin e atyre qëllimeve”, tha Erdoan.

Shekulli Agency