“Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra për anëtarësimin e Turqisë në BE”

Duke mbrojtur qëndrimin se zgjerimi i BE-së duhet të ketë kufij të caktuar Valls tha se “Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra në çështjen e anëtarësimit të Turqisë dhe të kryhet një debat i vërtetë mbi këtë çështje”.

111-manuel-vallsKryeministri francez, Manuel Valls, ka deklaruar se duhet të hiqet dorë nga dyfytyrësia në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Në një fjalim në lidhje me Evropën në Institutin Jacques Delors në Paris, Vallas ka folur për negociatat e kryera mes Turqisë dhe BE-së. Duke mbrojtur qëndrimin se zgjerimi i BE-së duhet të ketë kufij të caktuar Valls tha se “Duhet të braktiset qëndrimi me dy fytyra në çështjen e anëtarësimit të Turqisë dhe të kryhet një debat i vërtetë mbi këtë çështje.”

Ndër të tjera duke u shprehur se Turqia “është një partner shumë i rëndësishëm, është shumë e nevojshme për mbrojtjen tonë të përbashkët dhe është një vend anëtar i NATO-s”, Vallas theksoi se Turqia është një vend islam modern, dhe se në të kaluarën, sot dhe nesër do të ketë gjithmonë vend në Evropë.

“Debati i vërtetë në çështjen e anëtarësimit është të dihet se ku fillon dhe mbaron Evropa, ka shtuar Valls dhe ka theksuar më tej se përsëri është e rëndësishme që vendet të kuptojnë se si ata janë të gatshëm për të ndarë një fat nga pikëpamja gjeografike.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se vendet e Ballkanit do të mund të anëtarësohen kur të vijë koha e duhur, Vallas ka mbrojtur idenë se bashkë me këtë BE-ja kur të jetë e nevojshme duhet të dijë të thotë “jo” në lidhje me këtë çështje.

Shekulli Agency