Donald Trump ndryshon ekipin drejtues të fushatës zgjedhore

Nga kabineti i fushatës së Trump-it njoftohet se në funksion të drejtorit ekzekutiv (CEO) të fushatës është emëruar Stephen K. Bannon, themelues i shtëpisë mediatike Breitbart News

trump-5433Kandidati presidencial i Partisë Republikane në SHBA, Donald Trump, ka ndërruar stafin drejtues të fushatës së tij zgjedhore në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 8 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kabineti i fushatës së Trump-it njoftohet se në funksion të drejtorit ekzekutiv (CEO) të fushatës është emëruar Stephen K. Bannon, themelues i shtëpisë mediatike Breitbart News, i cili është i njohur për kritikat e ashpra ndaj kryesisë së Partisë Republikane që nuk ka mbështetur Trump-in, por edhe kandidates presidenciale të Partisë Demokratike, Hillary Clinton.

Paralelisht me këtë, në funksion të shefit të fushatës së Trump-it është emëruar Kellyanne Conway nga qendra e hulumtimeve Conway. CEO i ri i fushatës së Trump-it, Bannon, është themelues i shtëpisë mediale e cila që nga fillimi i fushatës mbështet Donald Trump, ndërsa gazeta “The New York Times” e quan “provokator konservator mediatik.”

Shekulli Agency