“Do të ketë shumë iniciativa për shkëputje nga BE-ja”

Vilkov në fjalën e tij tha se Britania e Madhe do të mund të arrijë një marrëveshje shumë të mirë për veten, por kjo gjë do të jetë një shembull i keq për vendet e tjera

fla-eur-76Grigory Vilkov, Profesor në Shkollën e Ekonomisë dhe Menaxhimit të Frankfurtit tha se do të ketë shumë iniciativa nga shumë vende për tu shkëputur nga Bashkimi Europian (BE).

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Vilkov në lidhje me vendimin e popullit britanik për daljen nga BE-ja tha se ky vendim i ka çuditur si atë dhe shumë të tjerë.

“Tani do të ketë një proces bisedimesh dy vjeçare me BE-në. Ajo që duhet të pyesim është kjo: Sa do të jetë dëshira e vendeve të mëdha të BE-së si Gjermania, Franca apo vendet e tjera për ta mbajtur në këmbë BE-në?” është shprehur Vilkov.

Vilkov në fjalën e tij tha se Britania e Madhe do të mund të arrijë një marrëveshje shumë të mirë për veten, por kjo gjë do të jetë një shembull i keq për vendet e tjera.

– “Në BE do të ketë më shumë pasiguri politike”

Duke theksuar se tani e tutje do të ketë më shumë pasiguri politike në krahasim me të shkuarën, Vilkov në vijim tha: “Ndikimi ekonomik është i dukshëm në Britaninë e Madhe, BE dhe në SHBA. Tregjet duhet të qetësohen. Ka spekulime të shumta dhe në orët e fundit një sasi e madhe parash ka ndërruar dorë.”

Shekulli Agency