Dhuna policore në Paris, protestë në Londër

Protesta është organizuar nga shoqatat “Stop ndaj Racizmit” dhe “Jeta e atyre me ngjyrë është me vlerë” Ata protestuan kundër dhunës seksuale me shkop gome të policisë ndaj një të riu në Paris

Në Londër është organizuar një protestë për të kundërshtuar dhunën e policisë në kryeqytetin francez, Paris.

Protesta është organizuar nga shoqatat “Stop ndaj Racizmit” dhe “Jeta e atyre me ngjyrë është me vlerë” Ata protestuan kundër dhunës seksuale me shkop gome të policisë ndaj një të riu në Paris.

Në protestën e zhvilluar përpara Ambasadës së Francës në Londër, personat e tubuar kërkuan arrestimin e policit që kreu sulmin. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “Drejtësi për Theo-n”.

Gjatë një kontrolli, katër efektivë policie ndaluan një të ri 22-vjeçar me emrin Theo dhe më pas e sulmuan atë seksualisht me shkop gome. Pas kësaj ngjarjeje në Paris janë zhvilluar disa protesta kundër këtij akti.

Shekulli Agency