Davutoglu-Tusk: Kriza e refugjatëve, çështje e përbashkët e Turqisë dhe BE-së

Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu dhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk pask takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve në rezidencën Çankaya në Ankara mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat

dav-dona-433Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu dhe presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Donald Tusk pask takimit kokë më kokë dhe mes delegacioneve në rezidencën Çankaya në Ankara mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri turk Ahmet Davutoğlu tha se kanë diskutuar si një çëshje të përbashkët kryesisht për presionet e krijuara mbi Turqinë dhe BE-në dhe rrugëzgjidhjet, problematikën e refugjatëve dhe veçanërisht zhvillimet në Siri.

“Para çdo gjëje për Turqinë dhe BE-në kjo çështje nuk është zhvilluar nën përgjegjësinë e Turqisë me BE-në dhe ne kemi rënë dakord se kjo është një çëshje e përbashkët e ardhur para Turqisë dhe BE-së”, tha Davutoglu.

Ai duke vënë në dukje se Tusk e njeh shumë nga afër Turqinë dhe se ai është një burrështetas mik i Turqisë ai shprehur kënaqësinë që e ka pritur edhe njëherë në Turqi.

Davutoğlu duke cekur çështjen në marrëdhëniet Turqi-BE ka deklaruar: “Më 29 nëntor në planin e përbashkët të veprimit që shpallëm diskutuam një sërë çështjesh dhe nxorrëm një kuadër shumë të rëndësishëm. Me këtë plan veprimi marrëdhëniet Turqi-BE kaluan në një fazë të re. Së pari fillimisht përshpejtimi i procesit të integrimit të Turqisë në BE ku dhe menjëherë më pas u hap një kapitull i cili vendosi në veprim edhe rrugën e hapjes për kapitujt e tjerë që do të hapen. Së dyti elementi i dytë i rëndësishëm është që me marrëveshjen e rikthimit të sistemit Shengen, shprehja e vullnetit të fortë i cili doli në pah me vënien në veprim bashkë me përjashtimin e vizave. Në kuadër të këtij veprimi janë hedhur bërë të fuqishëm dhe gjithashtu edhe Turqia për të zbatuar disa përgjegjësi të saj ka parashtruar në parlament disa reforma që janë të nevojshme për përjashtimin e vizave”.

Sipas tij, elementi i tretë është kryesisht zgjerimi i Bashkimit Doganor duke e vendosur në përputhje me kushtet e reja dhe rifitimi i një pamjeje të re e cila me ardhjen e investimeve transatlantike dhe me ardhjen e konceptit të partneritetit të biznesit Bashkimi Doganor kishte nevojë të fitonte një përmbajtje të re të nevojshme.

“Dhe e katërta ishte kryesisht Siria e cila i shtoi nxitjen këtyre, ku problemet e përjetuara në arenën ndërkombëtare i dhanë një kornizë të re marrëdhënieve Turqi-BE. Nga kjo problematikë e refugjatëve nga pikëpamja e një problemi me të cilin përballet Turqia bashkë me BE-në ka nxjerrë në pah një situatë e cila kërkon një bashkëpunimin më të intensifikuar mes nesh”, tha kryeministri turk.

Shekulli Agency