Davutoglu: Turqia më shumë se kushdo mbron integritetin territorial të Irakut

Davutoglu, para nisjes së tij për në Bullgari në konferencën e shtypit të cilën e mbajti në Aeroportin “Esenboga” në Ankara mes të tjerave, komentoi edhe praninë e bazës ushtarake turke në Beshika të Musulit.

davudoglu-111-677339764Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se politika e Republikës së Turqisë ndaj vendit fqinj, Irakut, është i hapur dhe e qartë dhe se Turqia më shumë se gjithkush e mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).

Davutoglu, para nisjes së tij për në Bullgari në konferencën e shtypit të cilën e mbajti në Aeroportin “Esenboga” në Ankara mes të tjerave, komentoi edhe praninë e bazës ushtarake turke në Beshika të Musulit.

“Askush nuk mund të dyshojë në qëllimet e mira të Turqisë. Gjithashtu edhe qëndrimi i Turqisë në luftën kundër terrorizmit është një parim i qartë që nuk mund të diskutohet. Jo vetëm lufta jonë aktuale kundër DAESH-it, por edhe luftërat e mëparshme kundër Alkaeda-s dhe PKK-së i zhvilluam pa shikuar se terrorizmi cilit etnitet dhe fe i përket. Prandaj, prania jonë ushtarake në Bashika, nuk është aspak kërcënim ndaj integritetit territorial të Irakut, por është tregues i fortë i luftës sonë kundër terrorizmit”, tha Davutoglu.

Rreth pyetjes për bashkëpunimin mes 34 shteteve muslimane mes tyre edhe Turqia që kanë formuar një koalicion, Davutoglu tha se Turqia gjithmonë është e gatshme të kontribuojë në rast se organizohet një mbledhje për luftën kundër terrorizmit, dhe se përpjekjet mes vendeve islame janë hap në drejtimin e duhur.

Shekulli Agency