Davutoglu: Pse mbrojtja e sigurisë sonë është problem për të tjerët?

Kryeministri Davutoglu, ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Brukseli.

davu-65776647Kryeministri Ahmet Davutoglu, i bëri një vlerësim operacioneve kundër organizatës terroriste PKK në Diyarbakır dhe Şırnak dhe tha: “Zbritja e ushtarëve në rrugët e Parisit për të vendosur sigurinë dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në SHBA është diçka normale, por kur bëhet fjalë për Turqinë, pse nuk është normale vendosja e sigurisë?”.Ndërsa në lidhje me krizën ndërmjet Turqisë dhe Rusisë, Davutoglu tha: “Putin me çdo deklaratë që bën, zgjon një buzëqeshje tallëse dhe me sarkazëm. Unë nuk i marr seriozisht ato që thotë Ai” tha Davutoglu.

Pyetjes: “Prezenca ushtarake turke në Irak është rreth 20 vjeçare. Pse kjo çështje sot u kthye në problem?” – Kryeministri turk iu përgjigj me fjalët: “Ndërkohë që ne dërguam këshilltarët në Irak, i thashë atyre që autoriteteve irakiane ti shtrojnë pyetjen “Nëse ne tërhiqemi, kush do të vijë në vendin tonë në tokat tuaja? Le të themi se ne u tërhoqëm, atëherë atje hyn DAESH-i. Nëse aty vijnë ushtarët irakianë ne i mirëpresim ata me lule dhe tërhiqemi. Por nëse ne tërhiqemi dhe në vend të ushtarëve irakianë vijnë terroristët e DAESH-it, është një skenar që duhet të refuzohet nga vetë qeveria irakiane”.

Pas një pyetje të gazetarit, Ahmet Davutoglu, i bëri një vlerësim operacioneve kundër organizatës terroriste PKK në Diyarbakır dhe Şırnak dhe tha: “Ne jemi duke treguar përpjekjen e mundshëm me qëllim që operacioni për të pastruar të gjithë elementët terroristë të marrë fund sa më shpejt”.

Shekulli Agency