Davutoglu: Masat e sigurisë e drejtë e Turqisë

Davutogllu në fillim të vizitës në Ukrainë tha se organizatat terroriste PKK, e cila vepron në Turqi dhe dega e saj YPG, që vepron në Siri janë piunë të politikës ekspansioniste ruse

ahmet-davutogluTurqia ka të drejtë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në drejtim të mbrojtjes së sigurisë së saj sepse asnjë vend nuk mund të jetë nën ndikimin e zhvillimeve në Siri ashtu siç është Turqia, dhe pikërisht nga kjo ne nuk do të hezitojmë të ndërmarrim masat e nevojshme të sigurisë, deklaroi sot në Kiev, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, raporton Anadolu Agency (AA). Davutogllu në fillim të vizitës në Ukrainë tha se organizatat terroriste PKK, e cila vepron në Turqi dhe dega e saj YPG, që vepron në Siri janë piunë të politikës ekspansioniste ruse.

“PKK në Turqi dhe YPG në Siri janë instrumente të Rusisë dhe piunë të politikës së saj ekspansioniste. Nëse kjo nuk zbulohet, në të ardhmen mund të shfaqen probleme të tjera. Këto instrumente përdoren në mënyrë që Turqia të vendoset në pozitë të vështirë. Nga këto arsye, qëndrimi ynë lidhur me këto organizata terroriste është legjitim” tha kryeministri turk.

Ai bëri të ditur qëndrimin e Turqisë për lëvizjen e organizatës YPG në Siri, i cili sipas tij është se këta pjesëtarë nuk guxojnë t’i afrohen Azazit, respektivisht lindjes së Afrinit.

Shekulli Agency