Davutoglu bën deklarata të rëndësishme para nisjes për në Jordani

Kryeministri Ahmet Davutoglu sot fillon një vizitë zyrtare në Jordani.

davutogluKryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) para nisjes për në vizitë në Jordani në aeroportin Ataturk të Stambollit bëri deklarata të rëndësishme për gazetarët.

Davutollu gjatë deklaratave të tij preku në praninë e trupave turke në Irak.

Duke e bërë të ditur se zona në veri të linjës Mosul-Halep për Turqinë paraqet një rrezik për siguri, Kryeministri Davutollu tha: “Çdo zbrazëtirë në Mosul të Irakut dhe në veri të Halepit në Siri mbushet nga ana e organizatave terroriste DAESH dhe PKK. Prania e trupave tona të armatosura në këto vende është për të parandaluar këto akte dhe njëkohësisht për të dhënë përkrahjen qeverisë së Irakut, si dhe për plotësimin e nevojave të sigurisë së Turqisë”.

“Prania e trupave turke përgjatë kësaj linje do të jetë aq e gjatë deri sa ekzistojnë edhe këto elemente kërcënuese ndaj Turqisë, ndërsa ne do ta vazhdojmë të mbajmë kapacitetet tona për të përmbushur nevojat ndaj të gjitha kërcënimeve të mundshme ndaj kufijve tanë në jug”, u shpreh ndër të tjera Davutollu.

Ai gjithashtu tha se gjatë vizitës në Jordani do të kenë edhe rastin për të biseduar më gjerësisht në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri dhe Irak.

Duke e bërë të ditur se Jordania është në pozitë të veçantë për shkak të kontakteve të drejtpërdrejta me popullin e Palestinës, me në krye problemin e Jerusalemit, Kryeministri Ahmet Davutollu tha se “Turqia, si një vend i fuqishëm që mbron kauzën palestineze në çdo vend të botës, do të vazhdojmë të mbajmë këtë çështje në rend të ditës së bashku me Jordaninë, e cila është në cilësinë e bashkëbiseduesit të drejtpërdrejtë”.

Në vlerësimin e tij të bërë në lidhje me pjesëmarrjen e konsullit britanik në gjykimin e dy gazetarëve të cilët gjykohen me akuzën për spiunazh me dokumente të falsifikuara, Davutollu tha se pjesëmarrjen e përfaqësuesve diplomatik në seancat gjyqësore për të krijuar një atmosferë të presionit, nuk e vlerëson si të drejtë.

Davutollu preku edhe në deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov në lidhje me krizën mes Turqisë dhe Rusisë, për të cilën tha se është e përkohshme.

“Edhe ne besojmë se kjo krizë është e përkohshme dhe dua të shpreh se besoj se të gjithë zyrtarët turq dhe rus që mendojnë në mënyrë racionale, me në krye ne liderët, nga aspekti historik dhe gjeografik kanë një obligim për zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve”, -tha Davutollu.

Tensionimi mes dy vendeve kishte filluar me rrëzimin e avionit luftarak rus, i cili vazhdoi me shkeljen e hapësirës ajrore turke krahas të paralajmërimeve të shumta të bëra.

/TRT/

Shekulli Agency