Clinton fton FBI-në të nisë hetimet për postën e saj elektronike

James Comey, drejtori i FBI-së, të premten informoi kongresmenët se sërish do të rihapen hetime kundër Hillary Clinton, vetëm 11 ditë para zgjedhjeve presidenciale

clinton-90665802Hillary Clinton, kandidatja e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve, të premten ka ftuar Byronë Federale të Hetimeve (FBI) që “menjëherë” të hetojë postën e saj elektronike.

“Ndodhemi vetëm 11 ditë nga ndoshta zgjedhjet më të rëndësishme kombëtare të kohës sonë. Votimi tashmë është duke u zhvilluar në vendin tonë, prandaj populli amerikan meriton që menjëherë të informohet hollësisht”, tha Clinton në një konferencë për media në Des Moines të Iowa-s.

Shekulli Agency