Çelik: Turqia e bëri atë që e kishte përsipër tani radhën e ka BE-ja

“Turqia e ka bërë atë që e kishte përsipër, tani është radha e Bashkimit Evropian që ta bëjë hapin e ardhshëm”, tha ministri turk për Çështjet e BE-së, Ömer Çelik

celik-65544Ministri i Turqisë për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori Ömer Çelik, në lidhje me marrëveshjen e arritur me BE-në dhe liberalizimin e vizave tha se “Turqia e ka bërë atë që e kishte përsipër, tani është radha e Bashkimit Evropian që ta bëjë hapin e ardhshëm”.

Duke dhënë vlerësime për përfaqësuesit e mediave turke pas takimeve zyrtare dyditore në Lisbonë, Çelik u shpreh se “Shprehja ‘Le ta bëjë Turqia atë që e ka përsipër dhe më pas ne do ta hedhim hapi e ardhshëm’ është shprehje gjenerike dhe është parë se nuk ka shumë kuptim real. Turqia e ka bërë atë që e kishte përsipër dhe e ka bërë atë që s’e ka bërë askush. Turqia, e cila pa marrë asnjë ndihmë nga bota ka mirëpritur tre milionë refugjatë, në të njëjtën kohë ka luftuar kundër terrorizmit, ashtu sikurse i kundërvihet DAESH-it. Rrjedhimisht, tani është radha e BE-së që ta bëjë hapin e ardhshëm”.

Mes tjerash, ministri Çelik tha se “Ne u qëndrojmë kornizave të marrëveshjes së 18 marsit. Megjithatë, nevojiten mekanizma të rinj. Liberalizimin e vizave e shohim si temë kyçe. Nëse nuk realizohet kjo, atëherë marrëveshjet tet-a-tet do të jenë jofunksionale. Do të jetë e pamjaftueshme edhe nëse Turqia e bazon marrëveshjen me kapacitet shumë të lartë. Kjo sepse aktivitetet e regjimit të Asadit ose vrasjet e tjera e shtojnë valën e migrimit. Është duke ardhur një valë aq e madhe migrimi, saqë sado që t’i zbatoni marrëveshjet tet-a-tet, barrierat që i krijojnë këto marrëveshje nuk do të funksionojnë pas një kohe”.

Ai tha se Evropa po përballet me një krizë të madhe migrimi që në histori njihet si migrimi i fiseve. Çelik theksoi se deri më tani Turqia e ka mbrojtur Evropën nga kjo krizë e madhe.

“Turqia e ka mbrojtur Evropën duke i futur në fuqi me tërë kapacitetin marrëveshjet tet-a-tet. Ndërsa më parë dilnin shtatë mijë persona brenda një dite në Mesdhe. Tani kjo shifër është rreth 20-30. Krahas kësaj, fakti më ngazëllyes është se në muajin maj në Mesdhe nuk humbi jetën askush. Megjithatë, rrethimi i vendeve si Halepi dhe Humusi nga regjimi sirian tregon se vala e migrimit nuk do të jetë e përkohshme, por permanente. Ajo që konsiderojmë ne është se mekanizmat tet-a-tet do të jenë të pamjaftueshme së shpejti. Nëse nuk sillen mekanizma të rinj, përballë Evropës mund të shfaqen balance shumë të hidhura”, vlerësoi Çelik.

Ministri turk potencoi se fjalët nga disa zyrtarë të BE-së se 2 nga 3 miliardë eurot e premtuara për Turqinë janë lëshuar në qarkullim nuk reflektojnë të vërtetën. “Dy miliardë eurot janë një retorikë. Ne nuk pranojmë një lëshim të tillë të parave nëse nuk hyjnë në AFAD ose Ministrinë e Shëndetësisë. Sepse dorëzimi i ndihmës përmes OJQ-ve që i përkrah BE-ja do të thotë se kjo është joefikase dhe afatgjate. BE-ja le ta dorëzojë ndihmën përmes AFAD-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe le ta kontrollojë këtë me të gjitha organet e saj. Në të kundërtën, lëvizja e ngadalshme e BE-së prodhon vetëm tragjedi”, tha Çelik.

Ai tregoi pikëpamjen e tij në lidhje me premtimin e BE-së për liberalizimin e vizave për Turqinë. “Liberalizimi i vizave është punë e tyre nëse kryhet sot apo nesër. Afati ka kaluar. Por ne nuk do të bëjmë asnjë hap për çështjen e marrëveshjes së ripranimit nëse kjo nuk i jepet Turqisë”, thotë Çelik.

Sipas tij, Turqia vazhdon objektivin e saj në të njëjtën linjë për anëtarësimin në BE. Ai u shpreh se gjatë datave 1 korrik-31 dhjetor presim hapjen e kapitujve 23 dhe 24 gjatë periudhës së presidencës së Sllovakisë me BE-në.

Gjithashtu Çelik theksoi se pas tentativës për grusht shteti nga organziata terroriste Fetullahçi (FETÖ) në shtypin evropian po zhvillohet një fushatë njollosjeje kundrejt Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

“Presidentin tonë të nderuar po e quajnë autoritar, diktator. Por ajo që ne dimë nga historia diktatorët qëndrojnë gjithmonë pas tankeve. Ndërsa presidenti ynë bashkë me popullin e tij ka qëndruar para tankeve dhe avionëve. Ai është zgjedhur me 52 përqind të votave, por me thirrjen e tij për të mbrojtur demokracinë populli doli në rrugë 100 përiqnd. Në Turqi ka një qasje demokratike të klasit të parë. Dhe kjo është një çështje që duhet të jetë burim i frymëzimit për opinionin publik botëror”, tha ministri turk.

Pasi ka vënë theksin se e ardhmja e Evropës pas “Brexit”, krizës së migracionit dhe krizës ekonomike ndodhet përballë shumë problemeve serioze, Çelik tha se “Ka nevojë për një vizion të ri evropian. Zëri i demokracisë që rritet nga Turqia duhet të vlerësohet mirë nga Evropa. Domethënë se edhe në Evropë ka krizë të demokracisë”.

Ndër të tjera Çelik është shprehur se Turqia do të bëjë hapa kundër strukturimit të FETÖ-s në Evropë. “Kur ne kemi vërejtur se si FETÖ është infiltruar në damarët e shtetit se si ka injektuar helmin, puna jonë e parë është që të luftojmë me këtë organizatë në çdo vend të botës. Ato kanë një numër të madh të kompanive dhe të strukturave në Evropë. Ne kemi ndarë dosjet në lidhje me këto dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me operacionin që Turqia ka ndërmarrë kundër DAESH-it në Siri. “Bota këtë duhet ta duartrokasë në këmbë”, tha Çelik. Sipas tij, me këtë Turqia ka treguar se sa me gabim është ndjekur politika e forcave të koalicionit deri më tani në Siri.

“Forcat e koalicionit gabimin e bërë në Afganistan e kanë përsëritur edhe në Siri dhe kundër një organizate terroriste përdori një tjetër organizatë terroriste. Ndërsa kundër DAESH-it nuk duhet të vihej në veprim PYD-ja por Ushtria e Lirë Siriane dhe forcat e tjera opozitare”, tha ministri turk Çelik.

Shekulli Agency