“Momentalisht nuk ekziston vendim të cilin e kemi marrë apo parashikuar ndaj Rusisë. Me durim presim përmirësimin e marrëdhënieve, por duhet ditur se kjo gjendje nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha Çavusoglu.
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, deklaroi se shpreson që Rusia do të heq dorë nga akuzat e pabaza dhe se sërish do të rishqyrtojë vendimet e marrë me nxitim, raporton Anadolu Agency (AA).
“Momentalisht nuk ekziston vendim të cilin e kemi marrë apo parashikuar ndaj Rusisë. Me durim presim përmirësimin e marrëdhënieve, por duhet ditur se kjo gjendje nuk do të zgjasë përgjithmonë”, tha Çavuşoğlu.
Lidhur me ndodhitë pas rrëzimit të avionit rus, Çavuşoğlu theksoi se asnjëra palë nuk dëshiron rritjen e tensioneve.
“Jam i sigurtë se pasi të tejkalohen emocionet do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe se marrëdhëniet tona do t’i kthejmë sikur në ditët e vjetra”, tha Çavuşoğlu.
Ai theksoi se takimi i sotëm me Lavrovin ka kaluar në mënyrë konstruktive, duke shtuar se nevojitet të vazhdohet me takimet me qëllim që marrëdhëniet e të dyja vendeve të kthehen në rrugën e duhur.
Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Rusisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe Sergey Lavrov u takuan sot në Beograd.
Siç lajmëroi gazetari i AA-së nga Beogradi, në hapësirat e Seancës së 22-të të Konferencës Ministrore të OSBE-së, Lavrov dhe Çavuşoğlu sot kanë mbajtur takim në të cilën kanë biseduar mbi marrëdhëniet Turqi-Rusi.
Takimi është mbajtur në dyer të mbyllura, ndërsa tema kryesore e bisedës ka qenë kriza në marrëdhëniet mes dy vendeve, që erdhi pas rrëzimit të avionit rus për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore turke.
Ky është takimi i parë i zyrtarëve të lartë të dyjave vendeve pas ngjarjes së lartpërmendur