Çavusoglu reagon në lidhje me premtimin e SHBA-së për PYD-në

Qeveria e SHBA-ve i kishte dhënë siguri Turqisë se PYD e cila merrte pjesë në operacione do të tërhiqej nga provinca pas çlirimit nga DAESH-i të rajonit Munbixh në perëndim të Eurfratit

cavusoglu-8766Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se “SHBA-të dhe madje edhe vetë Obama kanë dhënë fjalën se pas mbarimit të operacionit në Munbixh, PYD, e cila merr pjesë brenda forcave demokratike atje, do të kalojë në lindje të Eufratit.Tani SHBA-të duhet ta mbajnë këtë fjalë. Kjo është pritja jonë. Po i vazhdojmë kontaktet tona në lidhje me këtë çështje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu pas takimit me kryetarin e partisë CHP, Kemal Kılıçdaroğlu në qendrën e partisë i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Për pritshmëritë e Turqisë pas përfundimit të operacionit për marrjen e Munbixh-it nga DAESH, ai ka rikujtuar se në lidhje me këtë çështje personalisht presidenti amerikan Barack Obama i ka premtuar se pas përfundimit të operacionit PYD, e cila merr pjesë brenda forcave demokratike atje, do të kalojë në lindje të Eufratit.

Qeveria e Washingtonit kishte këmbëngulur se PYD me disa elementë arabë duhet të merrnin pjesë në operacionet në perëndim të lumit Eufrat. Ndërsa Ankaraja e cila që prej një kohe të gjatë paralajmëronte Washingtonin rreth planeve që dëshironte të zbatonte organizata në Siri, kishte theksuar se në kuadër të marrëdhënieve të aleancës duhet të shmangeshin hapat që vendosnin nën rrezik sigurinë kombëtare të Turqisë.

Qeveria e SHBA-ve i kishte dhënë siguri Turqisë se PYD e cila merrte pjesë në operacione do të tërhiqej nga provinca pas çlirimit nga DAESH-i të rajonit Munbixh në perëndim të Eurfratit.

– Ekstradimi i kreut të FETÖ-s

Çavuşoğlu ka theksuar se vazhdon procesi në lidhje me ekstradimin e kreut të FETÖ-s Fetullah Gülen dhe se dokumentet e përgatitura nga Ministria Turke e Drejtësisë dhe kërkesat e arrestimit i janë përcjellë Departamentin Amerikan të Drejtësisë nëpërmjet Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai ka shtuar se aktualisht po mblidhen informacionet, dokumentet, provat në lidhje me tentativën e puçit dhe gjithashtu po vazhdojnë bisedimet politike për këtë proces.

Pasi ka rikujtuar se më 23-24 gusht në Turqi do të mbërrijë një delegacion i përbërë nga zyrtarë të Departamenti Amerikan të Shtetit dhe të Departamentit të Drejtësisë, Çavuşoğlu ka theksuar më tej: “Edhe ditën e djeshme u njoftua se më 24 gusht do të mbërrijë Biden. Më parë edhe Kery kishte shprehur dëshirën për të ardhur. Në vend të Kerryt do të vijë Biden, kështu kanë vendosur amerikanët. Ndërsa më pas bashkë me ministrin tonë të drejtësisë pas përgatitjes së dosjeve do të nisemi për në Washington ku edhe do të përcjellim këto dosje, por edhe do t’iu shpjegojmë bashkëbiseduesve tanë se pse duhet të ekstradohet Gülen.”

Shekulli Agency