Bien maskat në Siri: Terroristët e PKK përmes SDG planifikojnë krijimin e “Kurdistanit të Madh”

“PKK ka pushtet mbi SDG-në, ajo vendos. Shumica e grupeve në SDG janë vetëm formalisht. PKK jo vetëm që ka pushtet mbi SDG-në por edhe mbi PYD. “, tha Ubejd

kot-54333MOHAMAD MISTO

Abdulkerim el-Ubejd, udhëheqësi i lartë i cili është ndarë nga “Forcat Demokratike Siriane” (FDS) që mbështeten nga SHBA-të e pas së cilave fshihet PYD/PKK, tha se FDS përbëhet nga PKK dhe përdoret si mbulojë nga ajo, raporton Anadolu Agency (AA).

Dora e zgjatur e PKK-së në Siri, PYD, duke premtuar se do të ndante armët dhe mundësitë logjistike të ofruara nga SHBA-të për ta, më 12 tetor të vitit 2015 i kishte mbledhur në një vend disa grupe të vogla të përbëra nga luftëtarë arabë nën emrin “Forcat Demokratike Siriane”.

Ndihmat e SHBA-ve për FDS-në, udhëheqësinë e plotë të së cilës e mban PYD/PKK, ishin rritur me shpejtësi, ndërkohë që ata kishin marrë nën kontroll pjesën më të madhe të territoreve të Sirisë në kufirin me Turqinë dhe kishin kaluar në perëndim të lumit Eufrat.

PYD/PKK vazhdon ta përdorë maskën “FDS” në mënyrë që të mund të zgjerohet edhe në territoret ku jetojnë arabë.

Megjithatë, Ubejd, njëri nga komandantët arabë që ka kryer detyrën si udhëheqës i lartë i FDS-së dhe përkundër kësaj nuk ka patur të drejtë fjale në mekanizmin vendimmarrës, në deklaratën që dha për gazetarin e AA-së me kushtin që të mos i bëhet i ditur vendqëndrimi, tregoi se organizata në fakt është nën kontrollin e plotë të PKK-së.

Deri para 20 ditëve Ubejd ka qenë pjesëtar i Unionit të Brigadave Et-Tahrir brenda FDS-së. Ai tha se janë ballafaquar me presion të madh nga militantët e PYD/PKK-së sa herë që këta kanë dëshiruar të sigurojnë kontroll mbi territoret e arabëve.

“PKK udhëheqë me FDS-në dhe i merr vendimet. Shumica e grupeve brenda FDS-së janë vetëm sa për sy e faqe. PKK udhëheqë jo vetëm me FDS-në, por edhe me PYD-në. FDS është një maskë të cilën PKK e përdor për t’i fshehur qëllimet separatiste dhe për të fituar legjitimitet në tokat të cilat i ka nën kontroll”, tha Ubejd.

Ubejd potencoi se Şahin Culu, i cili njihet si komandanti i FDS-së, është në fakt njëri nga komandantët e lartë të PKK-së. Financat dhe depot e armëve që duken se i përkasin FDS-së, tha Ubejd, janë nën udhëheqjen e PKK-së, ndërkohë që pikat e parëndësishme janë lënë në duart e organizatave të tjera.

Ai bëri të ditur se brigada Selçuklu e cila pretendohet se përbëhet nga luftëtarë turkmenë nuk ekziston përveçse me emër, duke nënvizuar më tej se lideri i grupit në fjalë Talal Silu nuk mund të artikulojë asnjë fjalë pa e pyetur PYD/PKK-në, edhe krahas faktit se është zëdhënës i FDS-së.

PYD/PKK ka shtypur forcat arabe

Ubejd më tej tha se Forcat Es-Sanadid dhe Brigadat Et-Tahrir, grupe këto brend FDS-së, janë larguar në plan të dytë dhe janë dëbuar nga territoret në veri të Sirisë ku kishin dhënë kontribut për çlirimin e tyre nga organizata terroriste DAESH.

“Respekti që gëzonin Brigadat Tahrir, që janë nga forcat themeluese të FDS-së, në Tel el-Abyad filloi t’i shqetësojë komandantët e FDS-së, ndrëkohë që pas presionit që ushtruan ndaj nesh dhe iniciativës për të krijuar një front arab për vendosjen e një ekuilibri mes këtyre grupeve, ne u detyruam të tërhiqeshim”, tha Ubejd.

Sipas tij, Xhejshul Suvvar brenda FDS-së nuk është asgjë tjetër pos një emër.

Qëllimi është “Kurdistani i madh”

Po ashtu, Ubejd tregoi se komandantët e PKK-së që hiqen si pjesëtarë të FDS-së dëshirojnë të krijojnë një qeverisje etnike dhe më pas të drejtohen kah Turqia.

“Ata haptazi kanë thënë se fillimisht dëshirojnë ta themelojnë Kurdistanin në Siri duke krijuar kantone, ndërsa pas arrtijes së stabilitetit në vend ta realizojnë prokejtin e Kurdistanit të Madh duke u drejtuar kah Turqia”, potencoi Ubejd.

Shumë të rinj që mblidhen nga rajonet ku jetojnë kurdët, rrëfeu Ubejd, i dërgojnë në zonat malore në Turqi për të marrë trajnim për përdorimin e armëve.

Kantonet qeverisen nga Kandili

Ubejd u shpreh se në krye të kantoneve të cilat PYD i lavdëron dhe i definon si qeverisje moderne, gjenden emra të cilët kanë ardhur nga kuadrot në Malin Kandil.

“Një nga shembujt është kantoni Haseke që qeveriset nga një person i quajtur Karazan nga kuadroja e PKK-së. Shumica e rajoneve që janë nën kontrollin e PYD-së nuk janë rajone kurde. Ndërkaq, shumë familje kurde që kanë humbur të bijtë në luftimet e organizatës, nuk janë të kënaqur që dikush të vijë nga Kandili dhe të qeverisë me ta”, tha Ubejd.

FDS-në e udhëzojnë SHBA-të

Duke theksuar se SHBA-të janë në dijeni për çdo gjë që ndodh brenda FDS-së dhe se e udhëzojnë atë, Ubejd vuri në pah se “Çështja e vetmje për të cilën kishte mospajtim mes këtyre dy palëve ishte Munbixhi. Gjersa SHBA-të preferuan të sulmohet Rakka që është nën kontrollin e DAESH-it, liderët e PKK-së këmbëngulën të sulmohet Munbixhi”.

Gjithashtu, Ubejd tregoi se qeveria amerikane ka dashur që në operacionin në Munbixh të përdoren edhe elemente arabe në mënyrë që ta bindin Turqinë se operacioni nuk po zhvillohet nga PYD, por nga popullata e rajonit.

Duke ofruar të dhëna rreth pranisë së PYD/PKK-së në perëndim të Eufratit, Ubejd tha: “Informacionet se forcat e PYD-së janë tërhequr nga Munbixhi në lindje të Eufratit nuk janë të vërteta. Njësitet e tyre ende janë në qendër të qytetit. Ndërkaq, njësitet arabe që marrin pjesë në luftime janë të paktë në numër dhe janë të pranishëm vetëm në pjesën rurale të qytetit”.

Deportimi i arabëve

Komandanti i Et-Tahrir Ubejd e përfundoi me këto fjalë politikën që PYD-PKK e ndjek ndaj arabëve duke u fshehur pas FDS-së: “Ndodhin shkelje në rajonet që janë nën kontrollin e PYD-së. Arabët që jetojnë në këto rajone kanë qenë pre e një deportimi të papracedent. Popullata e të gjitha rajoneve në pjesën rurale të Rakkas dhe Hasekes janë deportuar. Në rajon është përhapur tregtia me pasuri të vjedhur”.

Shekulli Agency