BE po dështon në luftën kundër organizatës terroriste PKK

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç ka pranuar se nuk kanë qenë të suksesshëm në luftën kundër organizatës terroriste PKK

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiç ka pranuar se nuk kanë qenë të suksesshëm në luftën kundër organizatës terroriste PKK.

Në një pyetje lidhur me lejimin e aktiviteteve të PKK-së në Evropë edhe pse ajo ndodhet në listën e organizatave terroriste, Kocijançiç theksoi se punimet në lidhje me këtë çështje vazhdojnë.

“Futja e PKK-së në listën e organizatave terroriste është një nga masat që kemi marrë për ta luftuar terrorizmin. Kjo luftë fatkeqësisht ende vazhdon. Për fat të keq, kjo do të thotë se ne nuk kemi qenë të suksesshëm në luftën kundër terrorizmit këtu. Kjo luftë vazhdon me një qëllim shumë të qartë dhe të prerë”, ka thënë Kocijançiç.

Ndryshe, Turqia akuzon Bashkimin Evropian (BE) për mbështetje të pamjaftueshme në luftën kundër terrorizmit. Ndërkaq, BE-ja shpesh kritikon Turqinë për operacionet kundër PKK-së dhe FETO-s.

PKK mbledh mjete financiare në shtetet e Evropës dhe përpiqet të rekrutojë pjesëtarë. Në shtetet e Evropës në të cilat televizionet e organizatës bëjnë transmetime lirshëm, krerët e organizatës mund të lëvizin me komoditet.

Ankaraja kishte reaguar kundër mosorganizimit të operacioneve në Evropë ndaj PKK-së edhe pse ndodhet në listën e organizatave terroriste, si dhe kundër takimit të Kryetarit të Parlamentit Evropian Martin Schulz dhe Komisionerit të BE-së për Zgjerim Johannes Hahn me deputetin e arratisur të HDP-së Faysal Sarıyıldız, të cilit paraprakisht i ishin publikuar pamjet duke transportuar armë për PKK-në.

Ky qëndrim i organeve të BE-së dhe shteteve anëtare nga Ankaraja cilësohet si “mbështetje për terrorin”.

Shekulli Agency