Kurtulmus: “BE do të kishte më shumë dëm nëse marrëdhëniet shkojnë në drejtim negativ”

kurtulmush-653222Zëvendëskryeministri dhe zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmus, deklaroi dje në Ankara se Turqia nuk dëshiron që marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian të shkojnë në drejtim negativ.

Ai ka shtuar se në rast të një situate të tillë Bashkimi Evropian do kishte më shumë dëm dhe pasoja se sa Turqia.

“Është e qartë se Parlamenti Evropian është nën ndikim të politikës radikale djathtiste. Rekomandimi i këtij institucioni që të pezullojnë negociatat me Turqinë është vendim i cili në radhë të parë doemos duhej ta kuptojnë dhe njohin liderët dhe politikanët evropianë. Ai ka karakter alarmi në poligonin politik të Evropës”, tha Kurtulmus para gazetarëve në pushimin e seancës së sotme të Qeverisë turke.

Zëvendëskryeministri turk po ashtu shtoi se është e rëndësishme për të ardhmen politike të Evropës që liderët e Bashkimit Evropian në takimin e radhës të marrin vendim të kundërt i cili do të shprehë vendosmërinë për bashkëpunim dhe qëndrim pozitiv ndaj Turqisë.

Duke komentuar sulmin e ajror të disa ditëve më parë ndaj forcave turke që marrin pjesë në ofensivën antiterroriste “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë, Kurtulmuş tha se ekzistojnë video dhe materiale të tjera ndihmëse mbi të cilat punohet në zbulimin e identitetit të avionit apo mjetit fluturues pa pilot që kreu sulmin, ndërsa paralajmëroi se Turqia më pas do të ndërmarrë hapat e domosdoshëm.

“Rusia ka thënë se fluturaket që kanë kryer sulmin nuk janë të saj, ndërsa këtë neve edhe personalisht na ka thënë presidenti rus Vladimir Putin”, tha Kurtulmus.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me procesin e hartimit të reformave kushtetuese në Turqi, Kurtulmus tha se ky proces po rrjedh dhe se partia në pushtet, AK Partia së shpejti pret nga Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP) që zyrtarisht të prononcohet për propozimin e tyre për këto reforma.

“Shpresojmë, ndërsa këtë na konfirmon edhe zhvillimi i ngjarjeve, se sa më parë të kemi në Parlament më shumë se 330 vota të nevojshme për miratimin e reformave kushtetuese”, tha ai.

Duke u përqendruar në gjendjen e jashtëzakonshme e cila u shpall në Turqi pas luftës së gjerë kundër terrorizmit dhe hetimet lidhur me tentativën për grusht shteti, Kurtulmus tha se kjo gjendje do të jetë në fuqi derisa të ketë nevojë, porse ajo nuk kërcënon detyrimet e përditshme dhe jetën e qytetarëve, por vetëm ka të bëjë me punën jashtëzakonisht efikase të institucioneve.

Shekulli Agency