Banda e tritolit në Shkodër/ Policia jep emrat e të arrestuarve

poli-shqip-3533(SHKODËR) -Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër ka finalizuar me sukses Operacionin “POROSIA”, gjatë mbrëmjes së djeshme, ku janë arrestuar 3 persona.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan (Mina me telekomandë, Pistoleta dhe Snajper).

Policia bën me dije se shtetasit e arrestuar janë F. D, 37 vjeç, H. I, 55 vjeç, SH M, 35 vjeç, të tre këta shtetas banues në Shkodër. Polcia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shekulli Agency