Babai i dehur godet vajzat me thikë, vdes njëra

shqiperi-policiaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Kujtim Ibraj 57- vjeç me origjinë nga Puka dhe banues në këtë shtëpi private, ka qëlluar me thikë dy vajzat e tij.

Për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra Elidona vetëm 17 – vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë motra e saj Esmeralda 22- vjeçe e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se autori është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Ndërsa për rrethanat e ngjarjes policia sqaron se sipas të dhënave të grumbulluara nga dëshmitë e pjesëtarëve të tjerë të familjes, Ibraj dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Ai u është drejtuar me fjalë fyese, dy vajzave të fejuara për motive banale.

Në gjaknxehtësi e sipër ai ka marrë një armë kallashnikov për të qëlluar ndaj tyre, por arma nuk ka shkrepur. Më pas ka marrë thikën dhe ka qëlluar mbi vajzat e tij disa herë.

Zyrtarisht Kujtim Ibraj dhe nëna e 6 fëmijëvë të tij rezultojnë të divorcuar që prej vitit 2008. Ata janë të ndarë me vendim gjykate, por vijonin të jetonin në një shtëpi.

Shekulli Agency