“Asadi i cili vret popullin e tij nuk ka vend në të ardhmen e këtij vendi”

Erdogan në vazhdim të fjalës së tij tha se citimi nën pektun e një feje të terrorizmit është ofendimi dhe mosrespektimi më i madh që mund ti bëhet indivdëve të asaj feje dhe shtoi më tej: “E drejta e të jetuarit në të gjitha fetë është e shenjtë”

Taip-ErdoganPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në fjalën e tij mbyllëse të Samitit G20 i organizuar në Antalia tha se “Mbase një nga përfundimet më të rëndësishme të këtij Samiti i cili përfaqëson pjesën më të madhe të botës përsa i përket ekonomisë ishte çështja e terrorizmit dhe fakti që shtetet e G20 mbajtën një qendrim të fortë në këtë kuadër”, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në vazhdim të fjalës së tij tha se citimi nën pektun e një feje të terrorizmit është ofendimi dhe mosrespektimi më i madh që mund ti bëhet indivdëve të asaj feje dhe shtoi më tej: “E drejta e të jetuarit në të gjitha fetë është e shenjtë”.

“Asadi i cili vret popullin e tij nuk ka vend në të ardhmen e këtij vendi”-

Duke prekur edhe gjendjen e luftës civile në Siri Erdoğan tha: “Synimet kryesore janë pastrimi nga terrori, sjellja e një sistemi të pranueshëm e demokratik si dhe ruajtja e tërësisë territoriale e Sirisë. Asad i cili vret popullin e tij nuk ka vend në të ardhmen e këtij vendi. Asad e ka humbur këtë shans kohë më parë. Nesë nuk gjendet dhe punohet për një zgjidhje gjithëpërfshirëse në Siri problemi e terrorit apo e refugjatëve nuk mund të marrin fund. Oponentët ndërkombëtarë tashmë ka ardhur koha të jenë më të sinqertë dhe në koordinim me njëri tjetërin për një zgjidhje në këtë vend”.

“Përpjekjet për të futur çështjen e terrorit tek ajo e refugjatëve ne e shikojmë si një ikje nga përgjegjësitë njerëzore” tha Erdoğan dhe më tej vazhdon “Si problemin e terrorizmit ashtu edhe problemin e refugjatëve duhet ta ndjekim dhe zgjidhim sëbashku. Ne nuk e pranojmë kurrë ngatërrimin e terrorizmit me refugjatët”.

Presidenti Erdoğan ndër të tjera në fajlën e tij u shpreh se një nga problemet e përjetuara vitet e fundit në ekonomi është ai i ngadalsimit të investimeve dhe në lidhje me këtë ai u shpreh: “U gëzova që të gjithë u bashkuam në mendimin e nevojës së rritjes së investimeve për të arritur synimet e rritjeve ekonomike. Në këtë kuadër vendet e G20-tës kanë përgatitur një strategji të prekshme dhe gjithëpërfshirëse”.

Ne qendruam edhe mbi ndikimin e ndryshimit të përqindjes së interesit të Bankës së SHBA-së mbi ekonominë globale tha Erdoğan dhe në vazhdim shtoi: “Nënvizuam faktin se duhet ndjekur me kujdes ndikimi i këtyre normave në vendet të cilat janë në zhvillim. Në këtë kuadër theksuam se ndihma e bankave të shteteve të zhvilluara ndaj biznesit është e rëndësishme”.

Shekulli Agency