Arrestohen dy të dyshuar për planifikim sulmesh kamikaze në Ankara

Policia e Ankarasë në një operacion të ndërmarrë në lagjen Yakup Abdal bashkë me të dyshuarit konfiskoi jelekët me bomba dhe lëndë shpërthyese të cilët kishin brenda të vendosur mekanizmin shpërthyes

arest-turqi-4556333839653Kryeprokuroria e Ankarasë njoftoi se janë arrestuar dy persona të cilët kishin planifikuar të kryenin sulme kamikaze në natën e Vitit të Ri në rajonin Kızılay të kryeqytetit të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet e prokurorisë dhe të policisë mësohet se janë arrestuar dy persona të cilët kishin planifikuar të kryenin sulme kamikaze në një qendër tregtare dhe në bulevardin barlar (baret) në rajonin Kızılay në Ankara, ko do të kryhen festime në natën e Vitit të Ri. Ndër të tjera mësohet se personat e dyshuar me inicialet M.C dhe A.Y janë përcaktuar se janë anëtarë të DAESH.

Policia e Ankarasë në një operacion të ndërmarrë në lagjen Yakup Abdal bashkë me të dyshuarit konfiskoi jelekët me bomba dhe lëndë shpërthyese të cilët kishin brenda të vendosur mekanizmin shpërthyes.

Dy personat e arrestuar janë dërguar në departamentin e anti-terrorizmit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Ankarasë për tu kryer hetimet e mëtejshme. Gjithashtu është vërejtur se të dyshuarit kishin përgatitur një mekanizëm shpërthyes me një hapësirë më të madhe ndikuese nga ato të përdorura në sulmin e ndërmarrë më 10 tetor në stacionin e trenit në Ankara dhe se qëllimi i tyre ishte që të shkaktonin dëme ndaj më shumë personave.

Shekulli Agency