“Armët që vendet perëndimore i kanë siguruar PYD-së i transferohen PKK-së”

Studiuesi për Politikat e Jashtme të Fondacionit për Studime Politike, ekonomike dhe Sociale (SETA) Can Acun tha se nuk ka asnjë dallim mes organizatave terroriste PKK dhe PYD. Ai tha se “Ka prova se armët kryesisht si anti-tank, raketahedhëse dhe pajisje taktike të tjera me armë të rënda si dhe minimjete ajrore pa pilot që SHBA dhe disa vende të tjera perëndimore i kanë siguruar YPG-së i janë transferuar drejtpërdrejt PKK-së”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Acun ka theksuar se dega e organizatës terroriste PKK në Siri që është PYD-YPG që nga mesi i vitit 2014 nën maskën e luftës kundër DEASH-it është angazhuar ushtarakisht me regjimin e Asadit dhe kryesisht me SHBA-të dhe disa vende të tjera perëndimore.

Duke mbrojtur idenë se SHBA që nga viti 2014 i ka ofruar mbështetje të drejtpërdrejt me armë dhe municione PYD-së, Acun tha më tej se:

“Ushtarët e forcave speciale amerikane ofrojnë trajnim të drejtpërdrejt në lidhje me këto armë. YPG me të gjithë elementët kalon në një proces trajno-pajis nga SHBA-të. Ka prova se armët kryesisht si anti-tank, raketahedhëse dhe pajisje taktike të tjera me armë të rënda si dhe minimjete ajrore pa pilot që SHBA dhe disa vende të tjera perëndimore i kanë siguruar PYD-së i janë transferuar drejtpërdrejt PKK-së. Organizata kryesisht në përpjekjen me hendeqe ka përdorur intensivisht armët dhe municionet në fjalë. Gjithashtu ka prova dhe infomacione të inteligjencës se janë përdorur armët e transferuara nga PYD-ja edhe në ngjarjet e tjera terroriste. Për këtë arsye, organizata terroriste PYD mundëson që armët dhe municionet e marra nga vendet perëndimore të përdoren në Turqi nga PKK-ja”.

Ndër të tjera Acun ka tërhequr vëmendjen se terroristët e PKK-së në Turqi dhe Irak pasi kalojnë në Siri e quajnë veten si YPG.

“Mes PYD dhe PKK nuk ka asnjë dallim”, thotë Acun ndërsa flet edhe në lidhje me transferimin e armëve dhe municioneve në Siri.

“Transferimi i armëve dhe municioneve në fjalë bëhet nga vija kufitare Turqi-Siri kryesisht nga zona kufitare Sirnak/Cizre-Siri, zonat rurale Amude/Kamışlı-Mardin/Nusaybin dhe në zonën malore Ayn el-Arap-Suruç dhe Afrin-Amanos. Gjithashtu nga këto zona bëhen edhe kalimet e militantëve”.

Ndër të tjera Can Acun deklaroi se organizata terroriste në rajonet që ka nën kontroll në Irak dhe Siri si dhe në vendet që i shikon të sigurta për veten e saj prodhon bomba artizanale dhe municione.

Duke theksuar se PYD-ja përfiton nga kaosi i krijuar në Irak dhe Siri Acun tha se “Organizata mund të sigurojë armë nga tregu i armëve. Krahas kësaj mund të sigurojë armë edhe nga ushtria e Irakut, milicët shiitë, Peshmergët e Bashkimi Patriotik të Kurdistanit si dhe nga regjimi i Asadit. Ndërsa SHBA krahas armëve dhe municioneve të prodhimit të tyre preferon që YPG-së ti sigurojë armë nga vendet e dyta kryesisht ato të prodhimit rus”.

Ndër të tjera pasi ka transmetuar se SHBA-ja për transferimin e armëve ndaj organizatës terroriste YPG përdor aeroportin e ndërtuar në zonën Rimela në Haseki, Acun potencoi se forcat speciale të SHBA-ve të vendosura në këtë rajon janë përgjegjës edhe për dorëzimin e armëve ndaj PYD-së.

Pasi ka cekur se armët në fjalë janë nën kontrollin e YPG-së dhe mund të transportohen në të gjitha rajonet ku ka nevojë, Acun u shpreh se forcat speciale amerikane kanë bazat e tyre logjistike në Tel Abjad, Ajn el-Arap (Kobani), në digën Tishrin.

Sipas tij, gjithashtu ka pamje satelitore se SHBA ka ndërtuar një aeroport të ri 35 kilometra në jug të Ajn el-Arap.

“Organizata qendrën e qytetin Kamëshlë (Kamışlı) e qeveris bashkë me regjimin e Sirisë”

Can Acun thekson më tej se Kamëshlë i cili ndodhet në kantonin e ashtuquajtur Xhezire që organizata terroriste ka formuar është në pozicionin e një “kryeqyteti” për strukturën e PKK-së në Siri PYD-në dhe për strukturën e saj ushtarake YPG-në.

Duke theksuar se këtu ndodhet qendra e një lloji të forcës policore dhe qendra e forcave speciale që organizata terroriste ka formuar brenda saj, Acun tha se “Këtu gjithashtu është qendra e strukturave administrative, ministrive në fjalë dhe qendra e qeverisë lokale. Është edhe kryeqyteti i federatës që kanë shpallur”.

Më tej Acun ka theksuar se të ashtuquajturit disa drejtues të nivelit të lartë të PKK-së drejtojnë organizatën nga Kamëshlë.

Shekulli Agency