Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti për vizitë zyrtare në Ankara.
Merkel në kuadër të vizitës së fillimisht do të takohet me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Kancelarja gjermane pastaj do të vizitojë Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM), i cili gjatë përpjekjes për grusht shteti më 15 korrik 2016, ishte cak i sulmeve të organizatës terroriste të personelit ushtarak besnik të FETO-s.
Është planifikuar që Merkel të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë Binali Yıldırım, me të cilin do të diskutojnë për zgjidhjen e krizës së emigrantëve.
Kjo është vizita e parë e kancelares gjermane në Turqi, pas grushtit të shtetit në Turqi, në korrik të vitit të kaluar.